SHËRBIMET AGROTEKNIKE TEK ARRA




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Si në të gjitha pemët frutore, edhe arrës i kryhen një sërë shërbimesh pas mbjelljes e gjatë jetës së saj. Kryerja në kohë e cilësie këtyre shërbimeve ndikon në futjen e shpejtë në prodhim, frutifikim të rregullt dhe jetëgjatësi të bimës. Shërbimet kryesore janë: plehërimi, ujitja, krasitja dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Plehërimi në vitin e parë pas mbjelljes
Plehërimi kimik është masë e domosdoshme për t’i plotësuar bimës nevojat për element ushqyes. 

Analiza gjethore është një ndër metodat më të preferuar për të përcaktuar gjendjen e elementeve ushqyes në bimë. Për të realizuar këtë metodë, fillimisht caktohen bimët nga të cilat do të merren mostrat gjethore për analizë. Këto bimë caktohen në mënyrë të rastësishme gjatë periudhës së dimrit (15 – 30 janar). Mostrat e gjetheve merren në muajin qershor, në lastarët e rinj, nga fundi i lastarit e deri në mesin e tij në pozicione të ndryshme rreth kurorës. Gjethet merren me gjithë bishta dhe numri i gjetheve të marra është 50 – 100. Niveli normal i gjendjes së elementëve ushqyes në gjethet e arrës jepet në tabelën e mëposhtme.

Duke iu referuar tabelës do të gjykonim: se kur kemi të bëjmë me vlerë nën 2.2% të elementit azot, atëherë bima konsiderohet me mungesë të këtij elementi dhe kërkon plehërim azotik, kurse kur gjethet e analizuara rezultojnë me vlera mbi 3% sugjerohet një plehërim azotik i kontrolluar, në mënyrë që bima të plotësojë nevojat e saj për rritje dhe prodhim. Në të njëjtën mënyrë gjykohet edhe për elementët e tjerë ushqyes.

Këshillë: Përdorni plehrat kimike sipas analizës së tokës ose analizës gjethore dhe sasisë së prodhimit që mund të merret për pemë.

Pemët frutore janë përdoruesit më të mëdhenj të azotit. Përdorimi i tij në shumë raste bëhet pa kriter. Teknikat jo efikase të aplikimit të dozave të plehërimit çojnë në përdorimin e dozave jo të drejta të këtij plehu. Përdorimi i dozave të larta, jo vetëm që çon në shpenzime të panevojshme por, ndikon negativisht në rritjen e fuqisë së bimës, rrit aciditetin e tokës si dhe ndot ujërat nëntokësore.

  • Azoti, është lënda ushqyese kryesore për rritjen e fidanëve dhe pemëve.
  • Fosfori, forcon rritjen e rrënjës së pemës, rrit numrin e luleve dhe frutave. Rrit cilësinë e arrës dhe siguron që vjelja të bëhet brenda kohës së pritur. Në tokat me pH të ulët ku do të zbatohet aplikimi i gëlqeres, plehrat fosforike nuk duhet të përdoren me gëlqere. Aplikimi i plehrave fosforike duhet të bëhet të paktën një muaj pas aplikimit të gëlqeres.
  • Kaliumi, siguron formim të madh dhe më të plotë të thelbit. Parandalon formimin e arrave të zbrazëta. Për rritjen e yndyrës, proteinave dhe aromës në thelbin e arrës, në plehërimin bazë përdorni sulfatin e kaliumit. 

Sasitë orientuese të plehrave kimike për hektar janë:

  • 60 – 80 kg lëndë aktiv azot (e barabartë me 3- 4 kv/ha nitrat amoni)
  • 20 – 30 kg lëndë aktive P2O5 (e barabartë me 2 kv/ha superfosfat)
  • 80 – 120 kg lëndë aktive K2O (e barabartë me 2 kv/ha sulfat potasi)

Plehrat kimike të fosforit dhe potasit përdoren në plehërimin bazë dhe shpërndahen vonë në vjeshtë dhe gjatë dimrit. Shpërndarja e tyre bëhet në thellësi që nuk dëmtojnë sistemin rrënjor dhe larg trungut të pemës. Përmbysni ato në thellësinë 15 – 20cm dhe larg trungut 70 – 100 cm. Plehrat azotike hidhen nga fundi i dimrit e deri në fillim të pranverës,  kur rrënjët e bimëve dhe lastarët e rinj janë në fazën e rritjes intensive të tyre.

UjitjaArra konsiderohet si pemë e cila nuk është shumë e ndjeshme ndaj thatësirës, megjithatë për të pasur një prodhim optimal kërkohet një shpërndarje (përdorim) uji prej 700 – 800 mm ujë ose reshje në vit, por kjo specie mund të japë prodhim të kënaqshëm edhe me sasi reshjesh më të ulëta.

Krasitjet: Pas hyrjes në prodhim të bimëve është e nevojshme aplikimi i krasitjeve të moderuara çdo 2 – 3 vjet. Kur distanca midis rreshtave është më pak se 8 m dhe bimët në rresht formojnë një gardh, krasitja aplikohet pas vitit të pestë. Krasitja konsiston në:

  • Heqjen e degëve të holla në majat e pemës për të përmirësuar prodhimin;
  • Heqjen e degëve të varura që bëhen pengesë për kultivimin;
  • Heqjen e ndonjë pjese të dobët të drurit, në qendër të pemës, por jo të gjitha, pasi nga ato dalin lule mashkullore të vona, poleni i të cilave shpesh polenizon lulet femërore që çelin më vonë sesa lulet mashkullore.

degët anësore të fuqishme, aplikohet prerja në gjatësi 60 – 120 cm. Prerja e degëve anësore aplikohet për të nxitur rritjen e re pranë prerjes dhe për të lejuar më shumë ndriçim diellor në pjesën e poshtme të bimës. Kjo krasitje rekomandohet të aplikohet çdo 3 – 5 vjet, e cila është në varësi të rritjes së bimës dhe shpërndarjes së ndriçimit.

Shpesh prodhimtaria e madhe e kombinuar edhe me faktorë stresantë (si mungesë uji, krasitje e gabuar etj.) mund të shkaktojnë prodhim periodik tek kjo bimë. Ky fenomen mbahet nën kontroll duke aplikuar disa operacione të veçanta si:

  • Përkulja e degëve, e cila stimulon futjen e shpejtë në prodhim dhe prodhimtari të lartë. Përkulja duhet të kryhet në pjesën elastike të degës, kështu që ajo mbetet në pozicionin e dëshiruar. Periudha më e përshtatshme për kryerjen e këtij operacioni është mesi i verës.
  • Unazimi, konsiston në heqjen e një rripi lëkure me gjerësi 5 – 10 mm përgjatë gjithë perimetrit të degës. Ky operacion kryhet në pranverë.
  • Çarja, është një prerje nga 1 – 10 mm, që realizohet me thikë në gjysmën e perimetrit të degës. Kur bëjmë prerje të holla, plaga mbyllet shpejt dhe ky operacion është i efektshëm për periudhën vegjetative brenda së cilës kryhet, kurse në rastet kur aplikojmë prerje të mëdha, ato bëhen efektive pas disa vitesh.
  • Dhëmbëzimet,  janë prerje të bëra disa milimetra mbi syth për rreth gjysmës së perimetrit të degës, me qëllim stimulimin e shpërthimit të sythit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbrojtjen nga Sëmundjet dhe Dëmtuesit tek Arra.

Data e publikimit: 10/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TEK ARRA

Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.

Lexo më shumë

KULTIVARËT KRYESORË TË ARRËS TË PËRHAPURA NË VENDIN TONË

Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.

Lexo më shumë

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek arra

Arra nuk preket aq shumë nga sëmundje dhe dëmtues sa pemët e tjera frutore, megjithatë sëmundjet dhe dëmtuesit ndikojnë në uljen e prodhimit dhe cilësisë së frutave. Prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre merr rëndësi të veçantë.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të arrës

Kërkesat për klimën dhe tokën tek arra

Lexo më shumë