Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.
Ruajtja e arrave
Arrat e thara vendosen për ruajtje në hambarë apo ambiente të tjera për disa javë apo muaj derisa të bëhen të gatshme për tregtim. Për kushte optimale të ruajtjes duhet që:
Këto kushte janë shumë të rëndësishme për të minimizuar dëmtimet gjatë ruajtjes. Mbrojtja nga dëmtuesit në këto ambiente është gjithashtu shumë e rëndësishme. Për këtë arsye bëhen trajtime me metil bromit. Gjatë muajve të verës arra ruhet në temperaturë nga 8-10°C.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.
Lexo më shumëArra nuk preket aq shumë nga sëmundje dhe dëmtues sa pemët e tjera frutore, megjithatë sëmundjet dhe dëmtuesit ndikojnë në uljen e prodhimit dhe cilësisë së frutave. Prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre merr rëndësi të veçantë.
Lexo më shumëSi në të gjitha pemët frutore, edhe arrës i kryhen një sërë shërbimesh pas mbjelljes e gjatë jetës së saj. Kryerja në kohë e cilësie këtyre shërbimeve ndikon në futjen e shpejtë në prodhim, frutifikim të rregullt dhe jetëgjatësi të bimës. Shërbimet kryesore janë: plehërimi, ujitja, krasitja dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Lexo më shumëKërkesat për klimën dhe tokën tek arra
Lexo më shumë