REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Arra si kulturë pemëtarie është me një rëndësi të shumëfishtë. Ajo shquhet për:
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN TEK ARRA
Kërkesat për klimën: Klima tek arra është faktori përcaktues dhe më i rëndësishëm për të pasur rritje dhe frutifikim të kënaqshëm. Shpesh vendi i mbjelljes ka rëndësi të veçantë, pasi edhe në vende të vogla ndryshimet klimatike mund të rezultojnë të mëdha. Këto kushte klimatike lokale përfshijnë: rrymat e ajrit, xhepa me ngrica, pjerrësitë dhe zonat të mbrojtura nga erërat etj. Të gjitha këto referohen si elementë të mikroklimës dhe duhen marrë në konsideratë në zgjedhjen e vendit të mbjelljes. Megjithatë, për kultivimin e arrës, gjithmonë sipërfaqja e zgjedhur duhet të jetë e kushtëzuar nga:
Kërkesat për temperaturën
Temperatura si element i rëndësishëm meteorologjik ka ndikim mbi bimët gjatë gjithë vitit.
Kërkesat për ndriçim (dritë) dhe ujë
Kërkesat për tokën: Arra zhvillohet në tokë të ndryshme: nëpër ledhe, mezhda, buzë përrenjve dhe lugina.
Për një prodhimtari të suksesshme nevojitet që gjatë analizave të tokës të bëhen edhe analizat fizike të saj. Me këto analiza vërtetohet se në çfarë prezence është argjila, gurët si dhe humusi. Për një zhvillim normal të kulturës së arrës argjila duhet të jetë 45-55%, rëra deri 25%, gurët deri 10%, kurse humusi mund të jetë 2-3%.
Cilat janë operacionet e punës që duhet të keni parasysh në ngritjen e blloqeve me arra?
Cilat janë distancat e mbjelljes tek arra? Distancat e mbjelljes janë të kushtëzuara nga:
Në blloqet e ngritura me kultivarë me frutifikim të majës distancat e mbjelljes janë 10 x 10 m, 8 x 10 ose 10 x 12, ku numri i bimëve për ha është rreth 100 rrënjë (kjo në varësi të pjellorisë së tokës dhe agroteknikës së përdorur). Këto blloqe hyjnë në prodhim pas 10-15 vitesh. Në blloqet e ngritura me kultivarë me frutifikm anësor distanca midis bimëve variojnë 7 x 3 m deri 6 x 4 m me 400-500 bimë/ha. Shfrytëzimi ekonomik i këtyre blloqeve nuk zgjat më shumë se 45 vjet.
Format e kultivimit (kurorës) tek arra
Format e kurorës luajnë një rol të rëndësishëm në ndriçimin diellor që depërton në kurorën e bimës. Ndriçimi diellor është një faktor i rëndësishëm që ndikon në rritjen e lastarëve, formimin e luleve, mbajtjen e frutave, zhvillimin e frutit dhe cilësinë e thelbit. Ndriçimi diellor është burimi kryesor i energjisë për kryerjen e procesit të fotosintezës, e cila zhvillon aktivitetin e saj normal midis temperaturave 15-30°C dhe me zvogëlim drastik të aktivitetit nën 5°C dhe mbi 35°C.
Depërtimi i rrezeve të diellit në brendësi të kurorës varet shumë edhe nga përmasat e bimës e cila nuk duhet të kalojë 80% të gjerësisë së rreshtit. Ndër format kryesore të kultivimit përmendim format: Kupore dhe Me udhëheqës qendrorë:
1. Forma kupore: Është një formë krasitje e ndërtuar me disa degë skeletore të bimës. Kur gjatësia e fidanit arrin në 130-150 cm nga toka, gjatë periudhës vegjetative, zgjidhen tre lastarë që kanë një kënd me rrafshin horizontal 40 - 45° dhe ndërmjet tyre një kënd 120°.
2. Forma me udhëheqës qendror: Qëllimi i kësaj forme është krijimi i një peme me strukturë të fuqishme, e aftë të mbajë prodhim të bollshëm apo të përballojë strese të ndryshme. Vetë arra ka tendencë rritje natyrale të kurorës me lider. Kjo formë është një nga më efikaset për sa i përket dritësimit shumë të mirë dhe prodhimit të lartë. Mbështetësit e kësaj forme sqarojnë se nevojiten më pak gjethe për të ushqyer frutin dhe më shumë fruta mund të prodhohen për lastarë.
Forma e kurorës me udhëheqës qendror krijon pak hijëzim, pasi rrezet e diellit depërtojnë deri në bazën e kurorës. Me këtë formë kurore bima e arrës ka aftësi më të larta prodhuese në krahasim me bimët me formë kurore me shumë udhëheqës.
Anët negative të kësaj forme janë:
Anët pozitive janë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për shërbimet agroteknike tek arra.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.
Lexo më shumëPërcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.
Lexo më shumëArra nuk preket aq shumë nga sëmundje dhe dëmtues sa pemët e tjera frutore, megjithatë sëmundjet dhe dëmtuesit ndikojnë në uljen e prodhimit dhe cilësisë së frutave. Prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre merr rëndësi të veçantë.
Lexo më shumëSi në të gjitha pemët frutore, edhe arrës i kryhen një sërë shërbimesh pas mbjelljes e gjatë jetës së saj. Kryerja në kohë e cilësie këtyre shërbimeve ndikon në futjen e shpejtë në prodhim, frutifikim të rregullt dhe jetëgjatësi të bimës. Shërbimet kryesore janë: plehërimi, ujitja, krasitja dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Lexo më shumë
dua informacion te perditeshem
-Nexhmi Torra