Sëmundjet kryesore të arrës
Sëmundjet tek pema e arrës mund të ndodhin për disa arsye:
Bakterioza e arrës (Xanthomonas spp.)
Është sëmundje problematike në të gjithë botën. Bima është shumë e ndjeshme ndaj kësaj sëmundje gjatë periudhës së lulëzimit dhe kur pranvera dhe vera e hershme karakterizohen nga mot me lagështi.
Kalbëzimi i rrënjëve (Phytophthora spp.)
Kjo është një sëmundje kërpudhore që stimulohet shumë në toka me përmbajtje të lartë të lagështirës dhe me mot të ngrohtë. Kërpudha sulmon sistemin rrënjor, dobëson shumë bimën duke e çuar në tharje. Sëmundja është e pashërueshme, prandaj këshillohet izolimi dhe shkulja e bimëve të prekura.
Antraknoza e arrës (Gnomonia leptostyla)
Sëmundja favorizohet shumë nga koha me lagështi dhe e ftohtë. Simptomat janë më të dukshme në gjethe dhe fruta. Fillimisht, në këto organe të prekura, formohen njolla të vogla, me ngjyrë të errët, në formë të rrumbullakët dhe kufizime me ngjyrë të verdhë. Shpesh shfaqen dhe lezione individuale të mëdha të gjethes duke çuar në tharjen e sipërfaqes së gjethes e më vonë të rënies së tyre. Infeksionet vazhdojnë edhe gjatë verës duke atakuar frutat me njolla të errëta në shark. Në rastet e një periudhe vegjetacioni me reshje dhe të freskët, të gjitha frutat mund të infektohen.
Dëmtuesit kryesor të arrës
Flutura e bardhë amerikane
Për preparatin, dozën dhe kohën e përdorimit konsultohuni me specialistin e mbrojtjes së bimëve që operon në zonën tuaj ose drejtohuni Ekspertëve të Qendrës ABA.
Krimbi i frutit (Cydonia pomonella)
Insekti i rritur është një flutur e cila shfaqet në fund të muajt maj e fillim të muajt qershor. Dëmi shkaktohet nga larvat, të cilat prekin frutin e arrës. Ky dëmtues shkakton dëmtime nga mesi i muajt prill dhe gjatë gjithë periudhës së verës, veçanërisht në kultivarët me fillim vegjetacioni të hershëm.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Kultivarët kryesorë të arrës të përhapura në vendin tonë
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.
Lexo më shumëPërcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.
Lexo më shumëSi në të gjitha pemët frutore, edhe arrës i kryhen një sërë shërbimesh pas mbjelljes e gjatë jetës së saj. Kryerja në kohë e cilësie këtyre shërbimeve ndikon në futjen e shpejtë në prodhim, frutifikim të rregullt dhe jetëgjatësi të bimës. Shërbimet kryesore janë: plehërimi, ujitja, krasitja dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Lexo më shumëKërkesat për klimën dhe tokën tek arra
Lexo më shumë
Ju falenderojme per info.a duhet Bere sperkarje tani?ne se po me cfar ?flm
-Albert shopi