Cilat janë format e kultivimit tek kumbulla?




Në përputhje me veçoritë e nënshartesës dhe të varietetit të kumbullës, format më të përshtatshme të mbajtjes së kurorës janë: 

  • Kupore me kate të përmirësuara, rrallë herë piramidale; 
  • Palmetë, 
  • Kordon, etj. 

Në zonat fushore mund të përdoren të tre format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore. Distancat e mbjelljes në këto toka këshillohet të jenë në varësi të varietetit dhe kryesisht të nënshartesës. Fidanët e prodhuara me shartime me nënshartesa të mbira nga farërat (mbi kumbull të egër), duhet të mbillen në distancat rreth 5.5 x 3.5 m. Ndërsa ato të shartuara me nënshartesa vegjetative duhet të reduktohen ne 4 x 2.5-3 m.

Formimi i kurorës kupore
Në këtë formë kultivimi zbatohen distancat e mbjelljes 5,5 x 3 m.

Si veprohet për krijimin e kësaj forme kurore?

  • Në vitin e parë të mbjelljes fidan pritet në lartësinë 40-50 cm. 
  • Gjatë vegjetacionit, nga lastarët që dalin, lihen të zhvillohen 3-4 lastarë më të zhvilluar,  të cilët do të shërbejnë për formimin e degëve skeletore. Në vitin e dytë ato priten në gjatësinë 30-40 cm me qëllim që të krijohen degët e rendit të dytë, të tretë, e me radhë deri të degët veshëse.

Formimi i kurorës palmetë

  • Distancat e mbjelljes për këtë formë kurore janë 4,5 x 3 m. Mënyra e formimit të kurorës është pothuaj si tek llojet tjera të pemëve frutore.
  • Në vitin e parë të mbjelljes fidani pritet në lartësinë 50 cm nga toka. 
  • Gjatë vegjetacionit përzgjidhen tre lastarë më të fuqishëm, ku dy lastarët anësorë lidhen në telin e parë në këndin 60o do dhe do të shërbejnë për krijimin e katit të parë të palmetës. 
  • Lastari i qendrës lihet i drejtë (vertikalisht) dhe do të shërbejë për formimin e kateve të tjera të palmetës. 
  • Për këtë tip kultivimi është e domosdoshme që shtyllat të jenë në lartësinë e 3,5-4 m lartësi dhe të vendosen 3 rreshta teli. Teli i parë vendoset në lartësinë 80 cm nga toka; teli Ii dytë në lartësinë 160 cm dhe teli i tretë në lartësinë 240 cm nga toka.

Formimi i kurorës kordon
Për krijimin e kësaj forme të kurorës veprohet njëlloj si për krijimin e formës palmetë. Ndryshimi i vetëm është se degët që formojnë katet shtrihen në kënd 90° dhe jo në 60° si te forma palmetë.

Data e publikimit: 16/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Lexo më shumë