Sëmundja e Pestës europiane për çdo bletërritës sjell preokupime dhe është numri dy i sëmundjeve bakteriale të pjellës së bletëve e shkaktohet nga Melissococcus plutonius.
Çfarë është Pesta europiane?
Është një sëmundje me origjinë bakteriale në manifestimin e së cilës ndikojnë mikrorganizma të ndryshëm.
Është e dyta sëmundje për nga dëmi që shkakton mbi gjeneratën e bletëve.
Shkaktari i vërtetë i sëmundjes është Melissococcus plutonius ndërsa mikrorganizmat e tjerë prezent mendohet se janë shkaktarë sekondarë të sëmundjes, të cilët mendohet se veprojnë në momentet kur larva është duke vdekur ose ka vdekur nga veprimi i Melissococcus plutonius.
Bazur në këtë opinion në shumë vende vendosja e diagnozës se pestës europiane bazohet vetëm në praninë në larvat e vdekura të Melissococcus plutonius. Melissococcus plutonius është një bakter jo sporogjen, por mjaft rezistent ndaj veprimit të faktorëve të jashtëm si dhe produkteve kimike.
Cilët janë mekanizmat e përhapjes dhe faktorët e shfaqjes së sëmundjes?
Ashtu si kundër dhe pesta amerikane, pesta europiane përhapet nga larvat e infektuara me anë të procesit të të ushqyerit.
Në ndryshim nga pesta amerikane e cila prek larvat e vulosura, pesta europiane prek larvat e pa vulosura.
Infeksioni lokalizohet në nivel të zorrës së mesme dhe vetëm pas vdekjes së larvës shkaktari i infeksionit pushton të gjithë trupin e viktimës.
Në shfaqjen e sëmundjes e cila vërehet në muajt Maj-Qershor ndikojnë faktorë të natyrave të ndryshme.
Nga ana tjetër duhet theksuar se shkatari i pestës europiane ndodhet pak a shumë dhe në familjet e shëndosha dhe bëhet patogjen vetëm në kushte të veçanta, si në rastin e prishjes së ekuilibrit të tërësisë së popullatës së bletëve në raport me tërësinë e larvave që ndodhen në fole.
Ndër faktorët që favorizojnë dhe ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes vlen të përmenden:
Ecuria e stinës së pranverës; shfaqja e sëmundjes stimulohet nga një pranverë jo normale që karakterizohet me të ftohtë, shira, mungesë dhe vonesë në sekretimin e nektarit, etj.
Gjendja e familjes;Familjet e dobëta që kanë dimëruar keq, me rezerva të pakta ushqimore (mjaltë dhe polen) si rregull bëhen më shpejtë viktima të sëmundjes.
Rraca apo varieteti i bletës; Ka rraca të tilla siç është bleta e verdhe italiane A. ligustica e cila është më reziztente ndaj kësaj sëmundjeje.
Rrugët dhe mënyrat e përhapjes së sëmundjes si brenda zgjoit, ashtu dhe nga njeri zgjua në tjetrin e nga një bletore në tjetrën janë pak a shumë të njëjta me ato të përmendura në pestën amerikane
Cilat janë shenjat e sëmundjes? Shenjat specifike që në një farë mënyre e dallojnë pestën europiane nga ajo amerikane janë:
Vdekja e larvave në qeliza ende të pavulosura, edhe në rastet kur larvat vdesin pas vulosjes së qelizave, qelizat e vulosura janë me kapakë të shtypur, të vrimezuar pak a shumë siç vërehet te pesta amerikane
Aromë fillimishtë thartire dhe vonë qelbëzimi, por e ndryshme nga ajo e pestës amerikane.
Shpërndarje e çrregullt e gjeneratës “ në formë mozaiku” sidomos në fazën e dytë të infeksionit
Larvat preken pas ditës së katërt të stadit larvar
Larvat e prekura fillimishtë humbasin shkëlqimin e tyre dhe ndryshojnë ngjyrën, ato marrin ngjyrë opake, pastaj në të verdhë dhe në fund në kafe
Trupi tyre pëson një fryrje në të cilën mund të shihet dhe rrjeti i trakeve, pastaj bëhet i qullët por nuk formon fill si në rasin e pestës amerikane
Larvat e thara shndërrohen në luspa
Pozicion jo normal i larvave të prekura të cilat paraqiten të defomuara, në formën e gërmës ”C” me kurriz të kthyer nga lart nga hapja e qelizës
Larvat e thara në formën e luspës nuk ngjiten fort në muret e qelizës si në rastin e pestës amerikane, pra në këtë rast ato mund të shqiten lehtësishtë nga fundi i qelizës.
Diagnoza Sipas shenjave klinike të lartë përmendura, kryhet analiza laboratorike e mbi këtë bazë të vendoset diagnoza përfundimtare
Mikroskopia
Metodat kulturale
Klikoni këtunëse dëshironi të dini më shumë mbi sëmundjen e pestës europiane
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut