REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
ÇFARË ËSHTË DYLLI I BLETËS?
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë. Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët. Dylli prodhohet në formën e luspave nga tetë gjendrat që ndodhen në segmentet e barkut të bletëve punëtore. Kimikisht përbëhet kryesisht nga estere të acideve yndyrore me zinxhir të gjatë dhe alkoole të ndryshme.
ÇFARË VLERASH KA DYLLI I BLETËVE?
Dylli i bletës, ndonëse më pak i njohur se mjalti, propolisi, poleni dhe qumështi i bletës, është një nga produktet më të pasura të zgjoit me vlera të shumta: vetitë e dyllit të bletës janë aq të shumta sa kjo lëndë e çmuar përdoret sot në sektorë të ndryshëm.
Ky produkt, sekretohet nga gjendrat e dyllit që gjenden në zonën e barkut të bletëve, të cilat pasi e shkëputin me pincat e këmbëve të pasme, e punojnë me nofullat e tyre për ta bashkuar dhe për ta bërë të gatshëm për përdorim.
Vetitë e dyllit të bletës
Dylli i bletës është shumë i dobishëm jo vetëm brenda zgjoit të saj, por ofron edhe shumë vlera për ne njerëzit në:
Cila është përbërja e dyllit të bletës?
Duke qenë një produkt 100% natyral, përbërja e tij mund të ndryshojë sipas faktorëve të ndryshëm.
Ai përbëhet nga (përafërsisht):
70% estere të acidit të dyllit.
12-16% hidrokarbure.
14% acide yndyrore të lira dhe derivate.
1-5% propolis, pigmente dhe substanca të tjera.
1-2% alkoole të lira.
Dylli është një produkt që i përket kategorisë së lipideve, nuk tretet në ujë por, është pjesërisht i tretshëm në alkool.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Pastrimin dhe dezinfektimin e dyllit të bletës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumë
f43f6e
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=07a14d210dcf541fbdece1b4d16637fa&