HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut.

ÇFARË ËSHTË THUMBI I BLETËS?

Thumbi është arma me të cilën pajisen bletët. Instrumenti i mbrojtjes ose sulmit, i cili është i ndërtuar nga: gjendra e helmit, qeska e helmit, disa muskuj bashkëlidhur, bulbi e helmit, dy pompa brenda bulbit të helmit dhe tre pika të mprehta, një për çdo teh rrëshqitës dhe e treta për udhëzuesin mbi të cilin rrëshqasin dy tehet (shufra stabilizuese).

Kombinimi i teheve dhe udhëzuesit të tyre formon një gjilpërë të vërtetë me të cilën bleta injekton helmin në objektivin e saj.

Në momentin e rrezikut, del thumbi i bletës që është i përbërë nga një gypth mikroskopik i mprehtë i përforcuar me një sërë gremçash, i lidhur me qeskën e helmit. 

Çfarë është Helmi i bletës ose apitoksina dhe si injektohet natyralisht nga bletët?

Helmi i bletës ose apitoksina, është sekretim i dy gjendrave, një acide e një bazike me veti acaruese dhe helmuese. Kur familja e bletës “sulmohet” nga dëmtuesit e saj, ku hyjnë para së gjithash grerëzat dhe insektet por, edhe kafshët dhe ndonjëherë dhe njeriu, bleta “mbrohet duke sulmuar“.

Por, duke thumbuar kafshët ose njeriun, aparati i thumbimit që është i përbërë nga gemça të holla të drejtuara nga poshtë, mbeten në lëkurën e tyre, sepse këto gemça, në orvajtjet e bletës për të hequr thumbin, marrin një drejtim horizontal dhe indet e lëkurës nuk lejojnë të dalë jashtë thumbi, ai këputet dhe meqenëse është i lidhur me zorrët humbasin dhe një pjesë e tyre, megjithatë ajo lëshon pikën e helmit në hipodermë dhe pas disa kohësh bleta vdes. 

Kjo nuk ngjet në insektet (pikërisht ky është qëllimi i krijimit natyror të thumbit të bletës), ku thumbi del me lehtësi duke shqyer kutikulën e insekteve. 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vlerat e helmit të bletëve.

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë