Çertifikata e pronësisë si kusht për Lejen e Ndërtimit
Pronësia e tokave, vërtetohet përmes çertifikatave të pronësisë që lëshohen nga Zyrat Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP). Në rastet kur ju nuk e keni rregjistruar ende pronën tuaj, përmes Bashkisë ju mund të filloni praktikat e paraqitjes së kërkesës për leje si:
Leja e ndërtimit
Me qëllim marrjen e lejes së ndërtimit ju duhet që së pari të keni bërë planet tuaja mbi madhësinë e fermës dhe perspektivën e saj. Projektin e ndërtimit duhet ta përgatisni me anë të një inxhinieri ndërtimi të licensuar pasi të jeni konsultuar me një specialist të blegtorisë (zooteknik) lidhur me përmasat dhe kërkesa të tjera si ndriçimi, volumi, hapsira, ventilimi, etj. Ky plan si dhe dokumentacioni i lartëpërmendur ju mundësojnë të procedoni me kërkesën për leje ndërtimi. Kjo konsulencë me specialisin e blegtorisë dhe inxhinierin e ndërtimit ju nevojitet si në rastin e ndërtimit të një stalle të re apo edhe në rastin e rikonstruksionit apo adoptimeve të një stalle ekzistuese.
Ndaj, në varësi nga ndërhyrja që do të bëni ju mund:
Leja e ndërtimit është e nevojshme për ndërtime në rastin e stallave me themele betoni, sikurse dhe në rastin e modifikimeve të theksuara në një strukturë ekzistuese siç mund të jenë zgjerimi i një stalle, ndryshimi i fasadës, ndryshimi i çatisë. Ndonëse procedura e aplikimit për lejen e ndërtimit është tërësisht on line përmes e-Albania, fillimisht duhet të siguroni nënshkrimin dixhital të inxhinierit të Bashkisë përkatëse mbi dokumentin e planit të stallës. Marrja e lejes së ndërtimit realizohet brenda dy muajve nga data e paraqitjes së kërkesës suaj në portal.
Por cilët janë dokumentat që duhet të përmbahen në aplikimin tuaj për leje ndërtimi?
Dokumentat e nevojshme për leje ndërtimi përfshijnë:
Si duhet të veproni në rastin e ndryshimeve të brendëshme?
Në rastin kur ju duhet të bëni ndryshime të brendëshme në stallë pa patur nevojë të bëni ndryshime në perimetrin e saj ose karakteristika të tjera strukturore, atëherë ju duhet të dorëzoni një deklaratë paraprake punimesh. Këto ndryshime mund të përfshijnë: hapjen ose zgjerimin e dyerve të brendëshme, ndërtimin ose eliminimin e mureve të brendshme; përforcim të strukturave të brendshme mbajtëse si kolonat; ndërtimin e sistemeve të reja higjeno-sanitare, vendosjen e ventilatorëve, vendosjen e paneleve diellore, etj. Kjo deklaratë mund të përdoret edhe në rastin e ndryshime të vogla jashtë një ndërtese si modifikimin e fasadës, ngjyrës së saj, karakteristikat e suvatimit, etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Standardet Minimale të Ndërtimit të Stallave
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë
Falenderime!
-Dali Horeshka