Burimet më të zakonshme të mishit për therje janë kafshët shtëpiake si: gjedhi, derrat, delet, dhitë dhe shpendët. Mishi i derrit është mishi që konsumohet më shumë në botë dhe përbën mbi 36% të konsumit botëror të tij, shpendët prodhojnë 35% dhe gjedhi 22% të prodhimit botëror të mishit.
Transporti i kafshëve për therje
Ngarkimi i kafshëve me mjete transportuese bëhet në vende të caktuara. Pjerrësia e rampës së ngarkimit duhet të sigurojë lëvizjen e kafshëve për në mjetin transportues. Platformat e ngarkimit duhet të jenë në një nivel me mjetin transportues. Ura e ngarkimit duhet të jetë e rrethuar, të mos jetë e rrëshkitshme dhe vendoset në kënd 300 me mjetin.
Gjedhët dhe kuajt vendosen në mjetet transportuese në mënyrë individuale dhe të lidhur, kurse derrat dhe të imtat vendosen në grupe. Shpendët transportohen të vendosur në kafaz.
Mjetet transportuese para ngarkimit dhe mbas shkarkimit duhet të pastrohen dhe dezinfektohen. Dyshemeja e mjetit transportues duhet të jetë e shtruar me rërë, kashtë, tallash ose materiale të tjera deri në 2.5 cm trashësi, që realizojnë thithjen e ujit. Gjatë verës në mjetin transportues shtrohet rërë e lagur, kurse në dimër shtrohet kashtë, që kafshët të qendrojnë ngrohtë.
Mjeti transportues duhet të ketë pajisje për lidhjen e kafshëve (gjedhët dhe kuajt), për ventilim, për ushqim dhe për ujë. Kafshët duhet të jenë të mbrojtura nga era, shiu, rrezet e diellit etj.
Sipas legjislacionit, kafshët që transportohen duhet të jenë të pajisura me dokumentacionin shoqërues dhe duhet të jenë të matrikuluara.
Shkarkimi i kafshëve për therje
Në fillim shkarkohen kafshët e shëndosha, pastaj kafshët e dyshimta dhe në fund të sëmurat dhe të ngordhurat.
Gjatë pranimit, kafshët e shëndosha vendosen në hapësirën e stallave pritëse të thertores. Ato ndahen sipas kategorive dhe majmërisë, më pas kontrollohen dhe vendosen për pushim para therjes. Vëmendje e vecantë duhet të tregohet për demat, të cilët duhet të shkarkohen me shpejtësi, duke evituar temperaturat e larta, nepërmjet spërkatjes me ujë, ose duke i dhënë ujë për të pirë.
Kafshët e dyshimta dhe të sëmura vendosen në karantinë.
Qëndrimi dhe pushimi i kafshëve në stallat e thertores
Kafshët vendosen në stallat e thertores me qëllim që të përgatiten për therje.
Përgatitja e kafshës për therje nënkupton:
Vendimin se sa kohë do të qëndrojë kafsha në mjediset e paratherjes e merr Inspektori Veterinar, në varësi nga relacioni i transportit, ku janë shënuar mënyra, kohëzgjatja dhe kushtet e transportit.
Informacioni plotësohet edhe me të dhëna mbi llojin e kafshës, intensitetin e shenjave të lodhjes dhe shqetësimit që manifestojnë kafshët kur arrijnë në thertore. Sipas direktivave europiane, kafshët e lodhura dhe të shqetësuara duhet të pushojnë 24 orë, me përjashtim të rasteve të vecanta. Zakonisht kafshët e reja pushojnë më pak se kafshët e mëdha në moshë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Rregullat e ngritjes dhe funksionimit të thertores
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë