Ky artikull jep të dhëna sesi prodhohet mjalti, përshkruan përbërjen e tij dhe analizon kërkimet mbi efektet e tij në shëndet.
Përfitimet nga mjalti dhe vlerat e tij ushqyese
Mjalti është një përbërës natyral që përdoret për ëmbëlsinë, energjinë dhe përfitimet e mundshme shëndetësore. Përdoret kryesisht për konsum njerëzor (por edhe në disa produkte kozmetike) ose si mjaltë i pastër apo si përbërës i produkteve të tjera ushqimore si ëmbëlsues, drithëra dhe lëngje frutash.
Ekzistojnë qindra lloje të ndryshme të mjaltit si tërfili, akacia ose manuka, në varësi të origjinës botanike.
Si prodhohet mjalti?
Udhëtimi i tij nga bleta në kavanoz fillon me nektarin e lules. Bletët mjaltëse mbledhin nektarin dhe me enzimat e prodhuara në gjendrat e tyre zbërthejnë sheqernat në glukozë, fruktozë etj. të cilat ruhen në hojet e zgjoit për tu ushqyer me të gjatë periudhës së dimrit.
Në hoje, uji i tepërt avullon falë ventilimit që bëjnë të mundur bletët me krahët e tyre.
Lëngu i trashë dhe ngjitës që rezulton është ai që ne e njohim si mjaltë (shih Tabelën 1 për përbërjen). Vjeljet më të mëdha të mjaltit në Europë merren në Spanjë, Gjermani, Rumani dhe Hungari. Gjithsesi, duke pasur parasysh se prodhimi i suksesshëm i mjaltit varet nga mirëqenia e bletës, është shqetësues fakti që Europa po dëshmon një rënie të ndjeshme të numrit të kolonive të bletëve (21% vetëm në dimrin e 2016/2017).
Llojet e ndryshme të mjaltit
Ka mbi 300 lloje të ndryshme të mjaltit në të gjithë botën
Ato ndryshojnë në ngjyrë dhe aromë në varësi të bimës ku bletët mbledhin nektarin. Disa nga llojet më të njohura të mjaltit për konsumatorin në nivel botëror janë mjalti i manukas, akacies, etj. Mjalti mund të klasifikohet gjerësisht si i papërpunuar dhe i përpunuar.
Pas vjeljes, mjalti zakonisht filtrohet për ti hequr dyllin dhe grimcat e tjera që nuk janë pjesë e tij. Në këtë pikë ai vjen në formën e tij të mjaltit të papërpunuar, i cili kur trajtohet me nxehje konsiderohet si mjaltë i përpunuar, gjë që shënohet edhe në etiketën e kavanozëve në supermarkete.
Procesi i ngrohjes (pasterizimit) largon patogjenët e mundshëm, por edhe vitaminat dhe antioksidantët që gjenden në mjaltin e papërpunuar.
Përbërja ushqyese e mjaltit
Kriteret e përbërjes së mjaltit (në Europë) rregullohen nga Direktiva e Këshillit 2001/110/EC e 20 Dhjetorit 2001, e cila specifikon që përmbajtja maksimale e ujit në mjaltë nuk duhet të kalojë 20% që ai të konsiderohet një produkt ushqimor autentik.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Lëndët Ushqyese dhe Përfitimet e Mjaltit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë