Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve të fermës




SMR 6. Identifikimi dhe regjistrimi i derrave

Qëllimi kryesor i identifikimit të derrave është të sigurojë gjurmueshmërinë e derrave gjatë lëvizjeve nga një fermë në tjetrën, dhe në thertore.
Sistemi i identifikimit dhe regjistrimit të derrave përfshin elementet e mëposhtme (legjislacioni i BE-së, dhe në përputhshmëri të pjesshme me legjislacionin shqiptar): 

  • vendosjen, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe para se kafshët të largohen nga stalla e tyre e lindjes, matrikulli ose shenje dalluese në vesh, që identifikon grupin e derrave për të përcaktuar stallën e lindjes dhe çdo stallë tjetër pas saj;
  • mbajtjen e një regjistri për secilën stallë derrash dhe lëvizjet e tyre për të paktën 3 vjet;
  • mbajtjen e një baze kompjuterike kombëtare qendrore të dhënash, që përmban të dhëna për stallat e derrave, identifikimin e grupeve të derrave dhe lëvizjet e tyre.

Kërkesa të përgjithshme 

  • Ferma duhet të regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Fermave;
  • Rritësit e kafshëve duhet mbajnë një regjistër të përditësuar për derrat në stallat e tyre, të paktën para largimit të kafshëve;
  • Fermeri siguron se të gjithë derrat në stallë janë matrikulluar si duhet të paktën para largimit të kafshëve nga stalla. Pas largimit të kafshëve nga ferma, baza e të dhënave duhet mbajtur në fermë për 3 vjet;
  • Rritësit e kafshëve sigurojnë se certifikata e lëvizjes është dokument shoqërues i derrave në secilin transferim/lë vizje.

SMR 7. Identifikimi dhe regjistrimi i gjedhit dhe etiketimi i mishit të gjedhit dhe nënprodukteve të tij. 

Në prill të vitit 1997, Këshilli i Bashkimit Europian zbatoi një sistem për identifikimin e përhershëm të gjedhëve, duke mundësuar gjurmueshmëri të besueshme që nga lindja.

Qëllimi kryesor i identifikimit të gjedhëve është (legjislacioni shqiptar dhe i BE-së):
- Lokalizimi dhe gjurmimi i kafshëve, që mundësojnë kontrollin e sëmundjeve infektive të tyre;
- gjurmueshmëria e mishit të viçit për qëllime të mbrojtjes së shëndetit publik; 
- menaxhimi dhe mbikëqyrja e çmimeve të blegtorisë si pjesë e organizimit të përbashkët të tregut të mishit të gjedhit dhe të viçit.

Sistemi i identifikimit dhe regjistrimit të gjedhëve individualë përfshin elementet e mëposhtme:

  • matrikujt në të dy veshët për secilën kafshë me një numër individual qw nuk duhet të përmbajnë më shumë se 14 karaktere (2 shkronja përfaqësojnë kodin e shtetit -AL, 2 shifra përfaqësojnë kodin e rrethit, 8 shifra paraqesin kodin unik të kafshës);
  • mbajtjen e një regjistri për secilën stallë;
  • kartë individuale;
  • një bazë të dhënash kompjuterike në nivel kombëtar me ndërveprueshmëri vullnetare me bazën e të dhënave për gjedhin.

Kërkesa të përgjithshme (legjislacioni shqiptar dhe i BE-së): 

- Ferma duhet të regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Fermave;
- Fermeri duhet të sigurojë se të gjithë gjedhët në fermë janë matrikulluar si duhet; 
- Gjedhët duhet të matrikullohen me matrikuj në vesh, ku secili matrikull do të vendoset në secilin vesh me një numër unik. Të dy matrikujt e veshit duhet të kenë të njëjtin numër që identifikon secilën kafshë dhe fermën ku ajo është lindur;
- Matrikulli në vesh duhet të vendoset brenda një periudhë prej maksimalisht 20 ditësh që nga lindja e kafshëve;
- Rritësit e kafshëve duhet mbajnë një regjistër të përditësuar për kafshët në stallat e tyre;
- Pronari siguron kartën individuale të gjedhit në secilin transferim;
- Gjedhët që përdoren për aktivitete kulturore dhe sportive (me përjashtim të panaireve dhe ekspozitave), në vend të një matrikulli në vesh, mund të identifikohen përmes një sistemi identifikimi që ofron garanci të ngjashme; 
- Fermeri është i detyruar të informojë Shërbimin Veterinar Rajonal brenda 5 ditësh pune nga ndryshimi, ndërsa Shërbimi Veterinar Rajonal është i detyruar të matrikullojë gjedhin në fermë me matrikuj në të dy veshët, jo më vonë se 15 ditë; 
- Në rast të humbjes së matrikullit të veshit, fermeri është i detyruar të informojë Shërbimin Veterinar Rajonal 5 ditë pas konstatimit të humbjes, ndërsa Shërbimi Veterinar Rajonal është i detyruar të ofrojë dokumentin identifikues të gjedhëve brenda 10 ditësh pas matrikullimit;
- Fermeri është i detyruar të ketë një dokument identifikues të gjedhit për secilën kafshë në fermë, i cili nevojitet në rast të lëvizjes nga ferma;
- Fermeri i fermës së destinacionit dhe ai i fermës së origjinës janë të detyruar t’i paraqesin dokumentet identifikuese përkatëse të gjedhit në Shërbimin Veterinar Rajonal; 
- Në rast se kafsha ngordh në fermë, dokumenti identifikues i gjedhit duhet t’i dërgohet Shërbimit Veterinar Rajonal brenda 5 ditësh pune;
- Shërbimi Veterinar Rajonal është i detyruar të ofrojë dokumentin identifikues të gjedhit brenda 10 ditësh pas matrikullimit;
- Fermeri është i detyruar të ketë një dokument identifikues të gjedhit për secilën kafshë në fermë, i cili nevojitet në rast të lëvizjes së kafshës nga ferma; 
- Fermeri i fermës së destinacionit dhe ai i fermës së origjinës janë të detyruar t’i paraqesin dokumentet identifikuese përkatëse të gjedhit në Shërbimin Veterinar Rajonal;
- Në rast se kafsha ngordh në fermë, dokumenti identifikues i gjedhit duhet t’i dërgohet Shërbimit Veterinar Rajonal brenda 15 ditësh pune.

SMR 8. Identifikimi dhe regjistrimi i deleve dhe dhive  
Identifikimi i deleve dhe dhive është një hap i rëndësishëm për gjurmueshmëri më të mirë dhe për sigurinë e konsumatorëve. Rregullat për identifikimin e të imtave (deleve dhe dhive) bazohen në parimin e gjurmueshmërisë individuale dhe përfshijnë elementet e mëposhtme: 

Identifikuesit e dyfishtë

- një identifikues elektronik për ripërtypësit ose një matrikull elektronik i veshit, dhe 
- 1 identifikues i dukshëm: një matrikull dallues në vesh me 10 elemente, (2 shkronja përfaqësojnë kodin e shtetit -AL, 2 shifra përfaqësojnë kodin e rrethit, 6 shifra paraqesin kodin unik të kafshës),
- tatuazh apo shenjë në kyçin e këmbës.
- mbajtjen e një regjistri për secilin segment (fermë, treg, etj.);
- Dokument transferimi për secilën lëvizje të grupeve të kafshëve;Një regjistër qendror ose bazë të dhënash kompjuterike për të gjitha fermant dhe lëvizjet e tufave të kafshëve në nivel kombëtar.

Vendet anëtare të BE-së me popullata prej më pak se 600.000 dele dhe dhi, ose më pak se 160.000 dhi mund ta bëjnë vullnetarisht matrikullimin elektronik për mosfutjen e kafshëve në tregtinë brenda këtyre vendeve. Megjithatë, kjo nuk i përjashton ato nga gjurmueshmëria individuale dhe përdorimi i dy matrikujve dallues në vesh. 

Kërkesa të përgjithshme (legjislacioni shqiptar dhe i BE-së):

-Ferma duhet të regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Fermave;Fermeri është i detyruar të mbajë regjistrin e dhive dhe deleve në fermë;
- Fermeri është përgjegjës për matrikullimin e dhive dhe deleve në fermë me matrikull në veshin e djathtë jo më vonë se 180 ditë pas lindjes, ose më herët nëse kafshët largohen nga ferma;
- Në rast të humbjes së matrikullit, fermeri është i detyruar të informojë Shërbimin Veterinar Rajonal brenda një periudhe 5-15 ditore, pas konstatimit të humbjes;
- Shërbimi Veterinar Rajonal është i detyruar të ofrojë dokumentin identifikues të kafshës brenda 5 ditësh pas aplikimit të fermerit;
- Në rast udhëtimi/lëvizjeje të kafshëve, autoriteti kompetent duhet të lëshojë certifikatën e lëvizjes nga destinacioni ku shitet për në destinacionin ku zhvendoset. Fermeri që merr kafshën duhet ta informojë Shërbimin Veterinar Rajonal brenda 5 ditësh pune pas mbërritjes;
- Në rast se kafsha ngordh në fermë, dokumenti identifikues i saj duhet t’i dorëzohet Shërbimit Veterinar Rajonal brenda 5 ditësh pune. 

SMR 9. Rregullorja “Për vendosjen e rregullave për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen të disa encefalopative sponzhiforme të transmetueshme”

Encefalopatitë sponzhiforme të transmetueshme (Transmissible Spongiform Encephalopathies TSE) janë një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe sistemin nervor të njerëzve dhe kafshëve. 
Kërkesa të përgjithshme (legjislacioni shqiptar dhe i BE-së):

- Kafshët në fermë nuk duhet të ushqehen me proteina shtazore; 
- Fermerit i kërkohet t'i raportojë sëmundjet e dyshuara te veterineri që ushtron praktikën veterinare dhe në zyrën lokale veterinare;
- Fermeri është i detyruar të zbatojë masat e parashikuara pas konfirmimit të encefalopatisë sponzhiforme.

Ky material ështe shkëputur nga manuali “KËRKESAT E DETYRUESHME STANDARDET DHE PRAKTIKAT E MIRA NË PRODHIMIN BUJQËSOR” publikuar nga Projekti “Përmirësimi i performancës dhe cilësisë së shërbimit ekstensiv publik në sektorin blegtoral” - EuropeAid/136437/IH/SER/AL.

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK

Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?

Lexo më shumë