STALLAT E TË IMTAVE – STANDARDET MINIMALE KOMBËTARE




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Ndërtimi i stallave të të imtave po zë gjithnjë e më shumë një vend me rëndësi në investimet e blegtorëve të cilët po kuptojnë rëndësinë e strehimit të duhur duke respektuar parametrat që sigurojnë mirëqenien e kafshëve, shëndetin e tyre, prodhimin dhe riprodhimin e dëshiruar.

Kërkesat dhe standardet që duhen plotësuar për ndërtimin e strehimeve të përshtatshme për të imtat

Aspektet ligjore
Ndërtimi i vend-strehimeve të reja si dhe ndryshimet në ndërtesat ekzistuese, bëhen duke siguruar, së pari, çertifikatën e pronësisë si dhe lejen e ndërtimit. Mbani parasysh se rregullorja aktuale për ndërtimet në shërbim të blegtorisë, bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr 283, datë 01.04.2015 “Për përçaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe proçedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”.

Çfarë përcaktohet në këtë Vendim?
- Ndërtimet e reja të stallave duhet të garantojnë menaxhimin e jashtëqitjeve shtazore, me filtrim paraprak.
- Stallat që mbarështojnë mbi 500 krerë të imta, duhet të:

  • vendosen në distanca minimale me 20 metër nga kufijtë e pronës; 500 metër nga qendrat e banuara; 100 metër nga banesa më e afërt, dhe të veçuara nga qendra urbane.
  • zhvillohen në një kat të vetëm, me lartësi të ndryshme në bazë të karakteristikave të veçanta teknike dhe lartësi maksimale 4.50 m.
  • kenë vëllim maksimal që të mos tejkalojë intensitetin e ndërtimit prej 0.5 m³/m².
  • kenë struktura për grumbullimin e jashtëqitjeve me origjinë shtazore të vendosura në distancë jo më të vogël se 100 metër.

Stallat që mbarështojnë 100-500 krerë të imta, duhet të:

  • vendosen në distancë minimale me 10 metër nga kufijtë e pronës; 500 metër nga qendrat e banuara; 100 metër nga banesa më e afërt dhe të veçuara nga qendra urbane.
  • zhvillohen në një kat të vetëm, me lartësi të ndryshme në bazë të karakteristikave të veçanta teknike dhe lartësi maksimale 4.50 m.
  • vëllimi maksimal i objektit të mos tejkalojë intensitetin e ndërtimit prej 0.5 m³/m².
  • kenë struktura për grumbullimin e jashtëqitjeve me origjinë shtazore të vendosura në distancë jo më të vogël se 100 metër.

Stallat që mbarështojnë 50-100 krerë të imta, duhet të:

  • ruajnë distancat minimale me 5 metër nga kufijtë e pronës; ndërsa nga banesa më e afërt 50 metër.
  • zhvillohen në një kat të vetëm, me lartësi të ndryshme në bazë të karakteristikave të veçanta teknike dhe lartësi maksimale 4.50 m;
  • kenë vëllim maksimal të objektit që të mos tejkalojë intensitetin e ndërtimit prej 0.5 m³/m².
  • të kenë struktura për grumbullimin e jashtëqitjeve me origjinë shtazore të vendosura në distancë jo më të vogël se 50 metër.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Procedurat për Leje Ndërtimi

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Shum te sajta

-Etmond


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK

Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?

Lexo më shumë