Mënyra se si i trajtoni kafshët ndikon edhe në cilësinë e mishit të tyre, përfshirë këtu ngjyrën e mishit, lagështinë e tij, dhe butësinë.
Së pari është e rëndësishme që kafshët t’i trajtoni sa më qetë me qëllim që të eliminoni stresin e tyre. Kur një kafshë stresohet, ajo pakëson glukogjenin muskulor, që nuk është gjë tjetër vetëm se një formë glukoze që një kafshë përdor për energji. Tek mishi i viçave, ky pakësim i glikogjenit bën që mishi të marrë një ngjyrë të kuqe të errët, ndyshe nga e kuqja e ndritshme normale. Kjo sjell edhe një tharje të mishit.
Stresi mund të shkaktohet nga luftimi i kafshëve ndërmjet tyre, ndryshimet e motit, mos-ngrënia, transporti, përzierja e kafshëve që vijnë nga grupe të ndryshme. Ndaj, ju rekomandojmë që menaxhimi i kafshëve të bëhet në grupe të mirë përcaktuara sipas moshës dhe peshës së tyre. Ju si meanxhues të fermave duhet të bëni kujdes me adoptimin e kafshëve kur ato zhvendosen në një mjedis të ri. Adoptimi i kafshëve ndaj zhurmave të ndryshme bën që ato të jenë të qeta dhe pa stres.
Për një cilësi të mirë të mishit, siguroni praktikat e duhura të menaxhimit, shëndetin e tufës, të ushqyerit e duhur dhe transportin e duhur.
Shëndeti i kafshëve ndikon në cilësinë e mishit, veçanërisht në sasinë e dhjamit si në brendësi të mishit ashtu edhe në pjesën mbuluese të tij. Të dy këto dhjamra ndikojnë në butësinë e mishit dhe lagështinë e tij. Me qëllim që të siguroni shëndetin e kafshëve kërkohet vaksinimi i tyre për parandalimin e sëmundjeve. Sëmundje të tilla si për shembull pneumonia nuk kanë ndikim vetëm mbi mushkërite e kafshëve, por në rastin e gjedhit për mish ndikon edhe në uljen e cilësisë së mishit dhe në butësinë e tij duke e bërë mishin më të fortë.
Si ndikon të ushqyerit në cilësinë e mishit?
Të ushqyerit lidhet me dinamikën e rritjes së kafshëve, pra sa shpejt rriten ato. Kështu, nëse ju ofroni racione ushqimore të pasura me proteinë dhe energji kafshët e arrijnë peshën për treg në një moshë më të vogël, për pasojë me një mish më të butë si dhe në një ngjyrë më të pranueshme të mishit. Por kujdes, kafshët të cilat nuk trajtohen me ushqim dhe me ujë për një kohë relativisht të gajtë (si për shembull në rastet e transportit), mund të prodhojnë mish me cilësi të ulët.
Bëni kujdes gjatë transportimit, sigurojeni atë me mjete të përshtatshme, me ventilimin e duhur, dysheme të përshtatshme, duke i organizuar në mënyrë të tillë që të siguroni rehatinë e tyre dhe sigurinë dhe duke shmangur kështu traumat e mundshme.
Çfarë elementësh të tjerë duhet të mbani parasysh për të siguruar cilësinë e karkasës?
Cilësia sigurohet përmes kujdesit që në momentet e para të lindjes së vicit. Ndaj, ju rekomandojmë të merrni masat si më poshtë:
Dy fjalë për veterinerët dhe ju si menaxherë të fermës, për të siguruar nga ferma një produkt cilësor.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumë
Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumë
Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumë
Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë