Nga mënyra se si e zgjedhim vendin e pozicionimit të zgjojeve të bletëve varet cilësia e jetës së tyre dhe sasia e prodhimit të pritshëm.
Çfarë është parku i bletëve (bletorja)?
Vendi në të cilin vendosen së bashku një ose më shumë zgjoje me bletë quhet “Park Bletësh” ose e thënë ndryshe “Bletore”
Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë vendi ku do të vendosen zgjojet e bletëve?
POZICIONIMI I PARKUT TË BLETËVE
Në zgjedhjen e vendit për vendosjen e parkut të bletëve duhet patur në konsideratë fakti që bletët kanë nevojë për një hapësirë e cila ndodhet brenda rrezes së tyre të fluturimit, ku mund të sigurojnë burime të mjaftueshme nektari, poleni dhe uji të nevojshme për jetën dhe veprimtarinë normale të tyre. Në të njëjtën kohë këto vende duhet të jenë të mbrojtura nga erërat, nxehtësia dhe lagështira e tepërt.
Në përgjithësi bletorja vendoset në një pjesë toke pranë shtëpisë së bletarit. Territori është mirë të ketë pemë gjetherënëse, me lartësi mesatare, të cilat të lejojnë rënien e rrezve të diellit gjatë dimrit por që u sigurojnë hije zgjojeve gjatë periudhës së nxehtë por që u shërbejnë edhe si vendi i ndalimit të rojitjeve gjatë kohës kur ato ndodhin në pranverë dhe verë.
Pranë parkut të bletëve është mirë që të mos ketë:
Uji është i domosdoshëm për rritjen e gjeneratës, por sasitë e tepërta të lagështisë në ambientin e zgjoit, shtojnë mundësinë për shtimin e myqeve dhe për pasojë të sëmundjeve mykotike në zgjua.
Sigurimi i ujit për kolonitë e bletëve
Pranë parqeve të bletëve duhet të sigurohemi që të ketë burime uji të mjaftueshëm për nevojat e tyre, të cilat mund të jenë natyrale por edhe të siguruara nga bletërritësi, të punuara në dru, platforma te ndryshme me elemente që notojnë sipër ujit me qëllim që të mos mbyten bletët kur pinë, ose të fabrikuara plastike ushqimore, etj.
Këto pirëse duhet të vendosen në nje ditancë rreth rreth 10 m nga parku i bletëve.
Ujit në pirëse është mirë ti shtohet pak kripë që të bëhët më i pëlqyeshëm për bletët.
Distanca e zgjojeve nga rrugët dhe rrethimet
Për të shmangur shqetësimin e bletëve nga kafshët, kalimtarët, etj., parku i bletëve duhet të rrethohet me gardhe të përgatitur prej shkurresh, thuprash ose mund të vendoset një rjetë metalike e cila ndryshe quhet dhe “tel gabian”. Lartësia e gardhit të jetë 1-1,5m dhe bletët që i kanë dyert të drejtuara në drejtim të tij të kenë distancë rreth 4-5m.
Distanca midis zgjojeve
Vendosja më e mirë e zgjojeve është ajo në formën e gurëve të shahut. Sipas kësaj mënyre zgjojet vendosen ne rrjeshta me distancë njëri nga tjetri 3-4m.
Brenda rrjeshtit zgjojet duhet të vendosen në distancën 1,5-2 m. Zgjojet e rrjeshtit të dytë duhet të pozicionohen në hapësirat ndërmjet zgjojeve të rrjeshtit të parë, e kështu me rradhë. Secili zgjua duhet të jetë i ngritur nga toka në bazamente me lartësi të paktën 30-40 cm. Zgjojet mund të vendosen pa shumë problem edhe shumë pranë njëri tjetrit, ose sipër njëri tjetrit në të ashtuquajturat “rimorkio të lëvizshme”.
Orientimi i zgjojeve
Dyert e zgjojeve duhet të orientohen nga lindja ose nga jugu, pozicioni më i favorshëm ai në drejtim të jug-lindjes. Ngjyrat e zgjojeve është mirë të jenë ato që bletët janë në gjendjeti dallojnë më mirë si: e bardha, e verdha dhe bluja.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi sjelljen në parkun e bletëve
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë