REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Është sëmundje që prek nga 10-13% të kolonive të bletëve, duke dëmtuar totalisht prodhimtarinë dhe që vendos në diskutim ekzistencën e tyre.
Çfarë është askosferoza, kjo sëmundje mykotike që dëmton kolonitë e bletëve?
Askosferoza ose “Pjella e gëlqerizuar” (Apis mellifera) është më e zakonshmja nga mykozat që prekin bletën mjaltëse. Kjo sëmundje u bë shumë e zakonshme në vendin tonë që prej viteve 1980, ndoshta e lidhur me përhapjen e Varroatozës, e cila dobësoi shumë kolonitë e bletëve. Shkaktohet nga Ascosphaera apis, e cila prek larvat, me një preferencë fillestare për ato mashkullore. Larvat infektohen përmes marrjes së ushqimit që përmban spore të miceliumit, të cilat më pas zhvillohen në zorrët e larvës, duke shkaktuar vdekjen e tyre, pasi qeliza në të cilën gjendet larva të jetë vulosur.
Kushtet më të mira për zhvillimin dhe përhapjen e kësaj sëmundjeje mykotike, janë temperaturat e ulëta (diapazoni optimal midis 22°C dhe 30°C) dhe lagështia e lartë. Sipas disa studimeve, duket se edhe mungesa e elementëve ushqimorë (në veçanti e disa aminoacideve) mund të kontribuojë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.
Si mund të vërehet prezenca e saj nga bletarët pa i hapur ende zgjojet për një kontroll të imtësishëm?
Gjatë një prej vizitave tona të fundit në parkun e bletëve, rastësisht mund të vërejmë që një koloni bletësh të prekur nga e ashtuquajtura pjellë e gëlqerizuar. Kjo sëmundje, fatkeqësisht tani mjaft e njohur edhe në vendin tonë, ka shenja karakteristike shumë specifike, të cilat mundësojnë që ajo të identifikohet mjaft lehtë. Problemi i vërtetë është se çfarë duhet të bësh kur të hasësh "larvat e mumifikuara"?
Larva të mumifikuara në verandën e zgjoit
Cilat janë shenjat klinike që mundësojnë diagnozën?
Shenjat klinike që na mundësojnë të njohim këtë sëmundje janë të larmishme dhe lehtësisht të dallueshme. Një nga shenjat e para paralajmëruese që vërehet te pjella është një pjellë e ndërprerë dhe e parregullt, e cila është një zile alarmi. Nëse i shtohen asaj larvat e mbuluara me një substancë të bardhë që i ngjan mykut të bukës, atëherë diagnoza bëhet mjaft e lehtë. Kjo substancë e bardhë pastaj bëhet gri ose e zezë ndërsa sëmundja përkeqësohet, duke pasuar me vdekjen e larvës dhe mumifikimin e saj. Larvat e mumifikuara shpesh kanë një ngjyrë të bardhë, që të kujton shkumësin dhe me mbetjet e kokës akoma të zeza. Pikërisht nga ky aspekt karakteristik që mykoza merr emrin e pjella e gëlqerizuar.
Ndërsa shkalla e infektimit rritet, të gjitha larvat e mumifikuara që largohen nga zgjoi mund të gjenden në verandën e zgjoit dhe në pjesën e poshtme të tij. Një aspekt tjetër që duhet marrë në konsideratë është gjendja e kapakëve të vulosjes. Ata mund të kenë vrima të vogla (bletët tentojnë të zbulojnë qelizat që përmbajnë larva të infektuara) ose njolla të bardha të shpërndara brenda pjellës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi shfaqjen dhe diagnostikimin e sëmundjes së askosferozës së bletëve.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë
Per pjesen qe mungesa e disa Aminoacideve ne dieten e ushqimit te larvave besoj eshte e vertete. Nga eksperienca personale gjate sezonit te polenit, njeren nga kosheret e harrova per 3 dite rreth me bllokuesen e polenit. Me pas menjehere ju shfaq askosferoza. Faleminderit
-Marius Andrea