Krasitja prodhuese është operacioni që kryhet në pemën e pjeshkës pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Krasitja prodhuese në bimët e pjeshkës, si në të gjithë pemët e tjera, ndahet në:
Krasitja prodhuese dimërore
Këshilla për krasitjen tek pjeshka:
Krasitjet e gjelbra (verore) tek pjeshka
Është proces i domosdoshëm dhe duhet të aplikohet në të gjithë kultivarët, por veçanërisht në ato me rritje shumë të fuqishme. Kjo favorizon rritjen e cilësisë së frutave dhe ul ngarkesën e punës së krasitësit në dimër. Ndërhyrja në këtë periudhë konsiston në rrallimin e degëve të tepërta. Periudha më e këshillueshme është faza e rritjes intensive të frutave (madhësia sa e kokrrave të lajthisë). Realizohet me dorë ose me gërshërët e krasitjes. Në muajin Korrik mund të bëhet edhe një ndërhyrje e dytë.
Rrallimi i frutave
Rrallimi i frutave është operacioni më i rëndësishëm dhe ka qëllim përmirësimin e cilësisë së frutave. Gjithashtu rrallimi i frutave ndikon ndjeshëm ne krijimin e një raporti te drejtë në mes rritjes vegjetative të pemës dhe të frutifikimit të saj. Këshillohet që heqja e frutave të bëhet rreth 25-35 ditë pas lulëzimit. Madhësia e frutave duhet të jetë sa frutat e lajthisë. Rrallimet e mëvonshme nuk japin rezultatin e duhur.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek pjeshka
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?
Lexo më shumëPërse duhet kontrolluar kanceri bacterial në kulturën e ullirit?
Lexo më shumëCilat janë parimet bazë që duhet të ndiqni kur kryeni këtë operacion në hardhi?
Lexo më shumëCilat janë operacionet e gjelbra që kryhen tek molla?
Lexo më shumë