Jo rrallë jemi mësuar të dëgjojmë fjalët “burgu i bagëtive” për vend strehimet e kafshëve, gjë që përfaqson një mentalitet e histori lidhur me strehimin, por që gjithnjë e më shumë po tentohet të lihet pas. Pra, fermeri po kupton gjithnjë e më shumë rëndësinë që ka një strehim i qënësishëm, ku stallat duhet ti përgjigjen disa kushteve e standardeve që sjellin mbi të gjitha mirëqenien e kafshëve, kushte optimale pune si dhe kanë ndikim në prodhim, riprodhim, shëndetin e tufës dhe të ardhurat e fermës.
Por cilat janë disa nga kërkesat dhe standardet që duhen plotësuar për ndërtimin e strehimeve të përshtatshme?
Aspektet ligjore
Ndërtimi i vend strehimeve të reja si dhe ndryshimet në ndërtesat ekzistuese, bëhen duke siguruar së pari çertifikatën e pronësisë si dhe lejen e ndërtimit. Mbani parasysh se rregullorja aktuale për ndërtimet në shërbim të blegtorisë bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr 283, datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”.
Çfarë përcaktohet në këtë Vendim?
- Ndërtimet e reja të stallave duhet të garantojnë menaxhimin e jashtëqitjeve shtazore, me filtrim paraprak.
- Stallat që mbarështojnë mbi 50 njësi gjedhi, duhet të:
- Stallat që mbarështojnë 10-50 njësi gjedhi, duhet të:
- Stallat që mbarështojnë 5-10 njësi gjedhi, duhet të:
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Procedurat për Leje Ndërtimi
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë
Duke ju falenderuar per materialet e botuara me shume vlere, mendojme se do te ishte mire qe ne kete shkrim te ishin perfshire dhe norma ne lidhje me: 1.Norma e strehimit m2/krere ose njesi gjedhi e ndare sipas pjeseve:ushqimi,banimi,pirje uji, sigurim ushqimi,hapesira e mjeljes, mbajtja e bazes materiale dhe norma m3/krere, duke konsideruar lartesine normale te stalles. 2.Ne konceptin tone, pjese perberese e stalles duhet te jete dhe "dhoma veterinare". 3.Norma e ndricimit dhe numri i dritareve ne m2/m2 gjithsejt ose m2/m3 gjithsejt. 4.Temperatura e stalles sipas sezoneve kryesore ose gjenjdes fiziologjike te kafsheve. 5. Ndricimi i stalles dhe detyrimi per pajisjes kundra zjarrit. Ju kerkojme ndjese per ndonje koment te tepert, pasi nuk jemi specialist direkt te fushes.
-Dali Horeshka