Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bathës?




Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e bathës duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës

  • Toka duhet punuar në thellësinë 25-30 cm.
  • Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë. Për shkak të vështirësive që ka gjatë procesit të mbirjes, batha kërkon përgatitje shumë cilësore të shtratit të mbjelles që realizohet nëpërmjet frezimeve ose diskimeve.
  • Punimet duhet të përfundojnë të paktën 7-10 ditë para mbjelljes së farës.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës

  • Kërkesat ndaj elementëve ushqyes, janë relativisht të ulëta, në saj të sistemit rrënjor të zhvilluar dhe pranisë së bakterieve azotofiksuese në rrënjë. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike etj. Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
  • Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

Sasia dhe raporti i plehërimit - Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek batha ? 

  • Është shumë e rëndësishme të hidhen gjatë mbjelljes 2.5-3.5 kg azot për dynym,vetëm në tokat e varfëra me elementin azot megjithëse batha është bimë azotofiksuese.
  • Fosfori është mjaft i rëndësishëm për prodhimin e bathës. Hidhet para mbjelljes rreth 7-10 kg fosfor për dynym.

REKOMANDIM !
Në tokat mesatarisht të pasura dhe të pasura nuk hidhen plehra azotike. Në tokat e varfëra me azot, plehërimi azotik me doza të lehta është i rekomanduar dhe vetëm në fillim të periudhës bimore, kur bimët të kenë lartësi 10 cm, në të cilat nuk janë zhvilluar gungëzat e bakterieve azotofiksuese.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjelljen dhe kultivimi i bathës. 

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BATHËS

Si ndryshon koha e vjeljes në varësi të zonës së kultivimit të bathës?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BATHËS NË FUSHË TË HAPUR?

Pse përbëjnë problem sëmundjet?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I BATHËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bathës në fushë të hapur

Përse batha po gjen  përhapje  në vendin tonë?

Lexo më shumë