CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BATHËS NË FUSHË TË HAPUR?




Batha, preket dhe dëmtohet nga pak sëmundje e dëmtues. Kryesisht preket nga askohitoza, ndryshku dhe afidet. Pse përbëjnë problem sëmundjet?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulet vlera tregtare.
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Askohitoza 

Është një sëmundje që shfaqet në të gjithë bimën si njolla kafe. Çdo njollë përbën në vetvete një çantë të mbushur me spore duke shtuar shumë mundësinë e infeksionit të ri sidomos në mot me lagështi duke shkaktuar tharjen e gjithë bimëve të prekura. Miceli ruhet në fara pësr 5 vjet. Luftohet me efikasitet me preparate me bazë bakri (lëng bordolez 1%), zineb 0.4% etj. Tepër rezultativ është daconil 75 WP me dozë 150-300 g/100 l ujë.

Ndryshku 

Është një sëmundje e rrezikshme kërpudhore e bishtajoreve. Sëmundja përhapet  kryesisht në gjethe. Karakteristike janë njollat me ngjyrë të verdhë nga lart, në anën e pasme portokalli të ndritshme me spore. Ndryshku shkaktohet nga dy lloje të kërpudhave. Njëra shkatërron tehun e gjetheve, dhe tjetra tërë bimën. Këto dy kërpudha funksionojnë në çift. Lufta efikase është kur kombinohet qarkullimi bujqësor me preparatet me bazë bakri.

Buburreci i Bizeles

Ky është një buburrec i vogël me madhësi 0.5 cm. Ai ushqehet me fidanët e rinj të bathës, bizeles dhe gjithë bishtajoreve. Dimëron në mbeturinat e bimëve. Duke ngrënë majën, ai nuk i lë as bizelet të zhvillohen dhe lëshon vezët që kthehen në larva që do të ushqehen me vegjetacionin e bizeles Një gjeneratë e re e buburrecit do të lëshohet brenda një muaji. Ky dëmtues mund të parandalohet duke bërë qarkullimin bujqësor, eleminimin e mbeturinave bimore bartëse të dëmtuesit në fazë dimëruese. Në kohën e lulëzimit bëhet spërkatje me estere fosfori.

Tenja 

Tenja është një flutur që fillon fluturimin e saj kur lulëzojnë bathët, bizelet etj. Ajo vendos 24 vezë. Nga vezët dalin larvat të cilat hanë bimët e reja jeshile. Ky dëmtues kontrollohet me mbjelljen e hershme të farave në mënyrë që lulëzimi të fillojë para pjelljes së fluturave. Qarkullimet bujqësore, zhdukja e mbeturinave bimore dhe bashkë me to eleminohen pupat dimëruese të tenjës. Gjithashtu tenja luftohet me preparate kimike si esteret e fosforit.

Afidet

Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, btha mund të preket dhe nga afidet të cilat shkaktojnë dëme të mëdha sidomos në mot të thatë. Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik. Masë luftimi me rëndësi është zhdukja e barërave të këqija, të cilat janë strehuese të afideve. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen dhe Ruajtjen e Prodhimit të Bathës.

Data e publikimit: 11/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BATHËS

Si ndryshon koha e vjeljes në varësi të zonës së kultivimit të bathës?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I BATHËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e bathës?

Çfarë duhet të kemi parasysh për mbjelljen e bathës?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bathës në fushë të hapur

Përse batha po gjen  përhapje  në vendin tonë?

Lexo më shumë