SI BËHET DIAGNOSTIKIMI I AETINOZËS?
ÇFARË DUHET BËRË PËR TË MBAJTUR NËN KONTROLL SITUATËN PËR KËTË SËMUNDJE?
Parandalimi është taktika më efektive e kontrollit të brumbullit të vogël të zgjojeve.
Edhe pse gjenden preparate kimke për trajtimin e terrenit, mundësitë e përdorimit të tyre janë të kufizuara. Praktikat e mira të punës në parkun e bletëve dhe në zgjua janë të mjaftueshme për të shmangur problemet me aetinozën në shumicën e rasteve.
Mbajtja e kolonive të shëndetshme dhe të forta të bletëve
Ulja e stresit nga sëmundjet, si varroatoza dhe faktorë të tjerë. Mbajtja e bletëve të seleksionuara me aftësi të larta pastruese. Largimi i kolonive të dobëta nga parku.
Kujdes kur bëni bashkime bletësh se mund të bëhen nje shkak serioz infestimi. Nuk duhen bërë shtesa të reja nga kolonitë e infestuara. Shmangni qëndrimin e zgjojeve të vjetra boshe në zonën e parkut. Nuk duhet të importoni materjale të përdorura bletarie nga zonat ku është prezente kjo sëmundje.
TRAJTIMI
Trajtimi i tokës
Terrenet me pak lagështitë të lehta dhe ato me me rërë janë optimale për zhvillimin e tyre. Kur vërehet prania e larvave në kolonitë e bletëve, toka rreth zgjoit mund të trajtohet me permetrinë për ti vrarë ato. Përdoreni me kujdes, pasi permethrin është shumë toksike për bletët! Sipërfaqja e terrenit ku është vendosur parku duhet te jetë sa më e pastruar nga barërat që efekti i trajtimit të jetë sa më i madh
Trajtimi duhet të kryhet vonë në mbrëmje kur nuk ka bletë në fluturim. Kujdes! Kur kryhen trajtimet, operatorët duhet të jenë të pajisur me zyze mbrojtëse dhe doreza!
Trajtimi kimik në zgjua
Kryhet me lëndën kimike Kumafos (forma tregtare Checkmite + e cila për kontrollin e varroas) si i vetmi akaricid i regjistruar. Trajtimi kryhet gjithmonë pasi të ketë përfunduar vjelja e mjaltit. Përdorni një shirit Checkmite + për zgjua i cili lihet aty për 45 ditë dhe pastaj largohet. Nuk duhen kryher më shumë se dy trajtime në vit në zgjua me Checkmite +.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë