Përkujdesja për Viçat




Viçat janë të rëndësishëm pasi ju tregojnë se si do të jetë ferma juaj në të ardhmen!
Mënyra se si ju i ushqeni dhe përkujdeseni për shëndetin e viçave dhe rritjen e tyre ka një ndikim të madh në tufën tuaj. Viçat që mbarështrohen me kujdes rriten dhe maturohen më shpejt, shfaqin më pak probleme shëndetësore, si dhe kanë një jetë më të gjatë prodhuese e prodhimtari më të lartë.

Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë përkujdesit për viçat? 

Viça të matrikulluar; ushqim dhe ujë në dispozicion

Mjedisi – gjatë lindjes garantoni një hapsirë të mjaftueshme, shumë të pastër, të thatë dhe të mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit. 
Hapësira - garantoni sipërfaqen e duhur me rreth 3m² për viç, ku ata mund të qëndrojnë, të shtrihen dhe të lëvizin në mënyrë të lirshme. 
Temperatura e mjedisit – garantoni që temperatura e stallës ndryshon me rreth 2°C nga ajo e mjedisit jashtë stallës. Nëse temperatura ulet nën 10°C, përmes ushqimit ju duhet të siguroni më shumë energji për viçat, rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre.
Lindja– mbani nën kontroll procesin e lindjes që mund të zgjasë edhe deri në 6 orë. Thajeni të voglin dhe trajtojini kërthizën.
Kulloshtra – Kulloshtra është burimi më i rëndësishëm për imunitetin e viçave. Jepini viçit sasinë e duhur të një kulloshtre cilësore. 
Pirja - eleminoni pirjen e viçit direkt nga nëna. Përdorni shishe me biberon duke i vendosur në lartësinë e trupit të viçit, pasi sforcimi shkakton përdredhje të ezofagut të viçit. 
Të ushqyerit – siguroni që ushqimi për viçat të jetë i një cilësie të lartë dhe i freskët. 
Uji – siguroni një furnizim të mjaftueshëm me ujë, i cili duhet të jetë i pastër dhe i freskët gjatë të gjithë kohës.   
Shëndeti– sëbashku me veterinerin e zonës përgatisni protokollin e vaksinimeve. Merrni masat e duhura për ti mbrojtur viçat nga problemet që hasen më shpesh – diareja, mungesa e imunitetit, apo pneumonia. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të Ushqyerit e Viçave!

Data e publikimit: 03/12/2022


Lini një koment


Komente të mëparshme
Jemi te interesuar per mekanizma per pirje uji per vica se jemi ne ndertim te nje stalle ose paisje te tjera cfar keni per nje stall

-Imerr milkurti Burrel


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë