PRAKTIKAT E MIRA TË PUNËS




Praktikat e Mira të Punës në rradhë të parë ju sigurojnë mirëqenie të kafshëve, shëndetin e tyre, imunitet, etj.  
Çfarë ju sigurojnë Praktikat e Mira të Punës (PMP)? Çfarë përfshijnë këto praktika? Kush është i ngarkuari në fermë për të siguruar PMP? Këto pyetje e shumë të tjera të lidhura me ato do ti trajtojmë përgjatë këtij artikulli. 

Stresi, imuniteti dhe rezistenca ndaj agjentëve patogjenë.

Stresi
Bëni kujdes të ulni sa më shumë stresin e kafshëve, pasi stresi i vazhdueshëm ul imunitetin dhe i bën kafshët prehë të sëmundjeve të ndryshme. 

Bëni kujdes! Stresi shkaktohet gjatë transportit; nga ventilimi i dobët; nga korrentet ajrore; mbingarkesa në numër; ndryshimet e menjëherëshme në dietë; ndryshimet e temperatutës; shkëputja e papritur e viçave nga qumështi; nga përzjerja e grupeve sociale siç mund të jetë përzjerja e mëshqerrave me lopët e qumështit; nga ndërhyrjet pa anestezi, etj. 

Imuniteti

Si mund të siguroni imunitetin e kafshëve?
Krijimi i imunitetit i gjen fillesat që me rritjen e fetusit dhe lindjen e viçave. Burim i rëndësishëm për krijimin dhe forcimin e imunitetit është kulloshtra e cila duhet të jetë cilësore, si dhe të ofrohet në kohën dhe sasinë e duhur. 

Ju rekomandohet që viçi të konsumojë 1/8 e peshës së tij gjatë 24 orëve të para. Përgatisni së bashku me veterinerin e zonës një plan të mirë vaksinimi dhe respektojeni atë në çdo detaj. Sigurojini viçave një dietë cilësore dhe të balancuar, duke i ofruar një sasi ditore sa të paktën 15% të peshës së tyre në lindje.  Siguroni zhvillimin e rumenit të të vegjëlve duke filluar që në javën e tretë me rreth 100 gram bar të thatë. 

Bëni kujdes që uji të jetë i pranishëm gjatë të gjithë kohës, dhe i pastër. Referojuni artikullit “Të ushqyerit e viçave” për informacion më të hollësishëm, klikoni këtu. 

Një faktor i rëndësishëm për të siguruar rritje të imunitetit në kafshët e rritura (mëshqerra dhe lopë) është të ushqyerit. Siguroni ushqime të balancuara sipas kategorive të kafshëve dhe fazave të laktacionit, ushqime cilësore, të cilat të sigurojnë prodhim, riprodhim, shëndet të tufës dhe rritje. Monitoroni në mënyrë të vazhdueshme kondicionin trupor të lopëve me qëllim që ato të kenë kondicionin e duhur sipas fazës ku ndodhen.  

Rezistenca ndaj agjentëve patogjenë.

Përgatisni dhe ndiqni një program për kontrollin e parazitëve në fermë. Higjena personale e punonjësve që shërbejnë në fermë është gjithashtu një element i rëndësishëm për uljen e ndikimit të patogjenëve. Duart, rrobat dhe këpucët ose çizmet të mbahen të pastra. Gropa e dezinfektimit të jetë e pranishme dhe funksionale. Pastroni dhe përdorni dezinfektantët e duhur për dezinfektimin e mjediseve, shtratit të lopëve, grazhdit, ujëmbajtëseve, ndarëseve, etj.  Shtrati duhet të jetë i mbuluar mirë dhe i thatë. Ambjentet duhet të jenë të mirë ventiluara

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Masat për të Siguruar Shëndetin e Tufës.

Data e publikimit: 19/11/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë