Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të patëllxhanit?




Punimi i tokës

  • Toka duhet punuar në thellësinë 30-40cm.
  • Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme.
  • Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2 javë para mbjelljes.

Plehërimi i tokës

  • Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehrave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.
  • Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës.
  • Vetëm atëherë bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe të zhvillohen shumë mirë.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

  • Sasia e plehërimit organik llogaritet të jetë 400-600kv/ha të kalbur mirë.
  • Për 1 ton prodhim patllixhana të freskëta, ato marrin nga toka rreth 6.25kg (N)0.9kg fosfor(P2O5), 8.3kgpotas/kalium K2O dhe 8-10kv pleh organik.

Plehrat organike, fosfatike, potasike dhe 10-15 % azotike hidhen gjatë mbjelljes në gropë ose brazdë. Përpara mbjelljes toka nivelohet mirë e trajtohet me preparate kimike, për luftimin e dëmtuesve dhe barishteve të këqia.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kullues dhe vaditës.

Varietetet e patëllxhanit
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në botë, madje edhe në vendin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe varietete patëllxhani, por ato që shkojnë shumë më mirë përkushtet klimateriko-tokësore të vendit tonë rekomandohen:

Aidin SihajMilo F1
Violet, BarbentanBrillo F1
Zallheri8001F1(Nadya genetics)
ChampionMarfa

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Mbjelljen dhe kultivimin e patёllxhanit

Data e publikimit: 06/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

SHARTIMI NË KULTURA TË NDRYSHME

Bimë më rezistente ndaj infeksioneve të tokës dhe sëmundjeve të tjera

Lexo më shumë

Vjelja, standardizimi dhe transporti i patëllxhanit

Vjelja e patëllxhanit mund të bëhet në fazën fiziologjike, kur patëllxhani ka marrë madhësinë dhe ngjyrën e tij karakteristike.

Lexo më shumë

Sëmundjet e patëllxhanit, parandalimi dhe luftimi

Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet që prekin bimën e patëllxhanit në serra?

Lexo më shumë

Skemat plehëruese të patëllxhanit

Si duhet t’i ushqeni në mënyrën e duhur fidanët e patëllxhanit në serra?

Lexo më shumë