SHARTIMI NË KULTURA TË NDRYSHME




Krahas shalqirit, domates dhe specit, fermerët kanë filluar të shartojnë edhe pjeprin, kastravecin dhe tendenca për të filluar shartimin e patëllxhanit. Kjo kërkesë në rritje vjen për këto arsye:

  • Bimë më rezistente ndaj infeksioneve të tokës dhe sëmundjeve të tjera;
  • Prodhimtari më e lartë e bimës;
  • Bimë më e fuqishme e cila mundëson zgjatjen e ciklit prodhues;
  • Rezistencë ndaj streseve që shkakton temperatura dhe lagështia esktreme;
  • Mundësi kultivimi në toka me kripëzim të lartë

Teknikat e shartimit të pjeprit

Në shartimin e pjeprit përdoret Cucurbita moschata si nënshartesë. Ajo është një nënshartesë që jep garanci dhe rendimenet të lartë dhe rezistencë shumë të mirë ndaj sëmundjeve të tokës, si nematoda dhe fuzarioza. Nënshartesa e rekomanduar është Polifemo F1 dhe Rootpoëer F1.

KUJDES! NËNSHARTESA DUHET TË MBILLET 8-10 DITË PAS MBISHARTESËS (bimës së pjeprit).

Teknikat më të përdorura për shartimin e pjeprit janë:

Teknika me afrim 

Kjo teknikë bëhet duke prerë pjesët e kundërta të bimës së pjeprit dhe nënshartesës si në figurë. Më pas bimët kapen me një kapëse 2.5 - 2.7 mm. Në momentin kur bima është shëruar, pritet rrënja e  mbishartesës dhe koka e nënshartesës. Mbas këtij proçesi, bima vendoset në një ambient të mbrojtur nga dielli, me temperaturë konstante 25°C dhe lagështi 90-95% për 5-7 ditë. Më pas, bimët vendosen në ambjentin e serrës për një periudhë 10-15 ditë, me temperaturë 15-18°C, më pas bima është gati për t’u mbjellë.  

Shartimi me një kotiledon

Bëhet një prerje diagonal tek nënshartesa mbi gjethet e kotolidonit si në skemën ilustruese më poshtë. Gjithashtu bëhët përsëri një prerje diagonal në bimën e pjeprit dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse 2.5 - 2.7 mm. Në këtë moment, bima vendoset në një ambient të mbrojtur nga dielli, me temperaturë konstante 25°C dhe lagështi 90-95% për 5-7 ditë. Më pas, bimët vendosen në ambjentin e serrës për një periudhë 10-15 ditë, me temperaturë 15-18°C , më pas bima është gati për t’u mbjellë. 

Teknikat e shartimit të kastravecit

Në shartimin e kastravecit përdoret Cucurbita moschata si nënshartesë. Ajo është një nënshartesë që jep garanci dhe rendimenet të lartë dhe rezistencë shumë të mirë ndaj sëmundjeve të tokës, si nematoda dhe fuzarioza. Nënshartesa e rekomanduar është Polifemo F1 dhe Rootpoëer F1.

KUJDES! NËNSHARTESA DUHET TË MBILLET 6-8 DITË PAS MBISHARTESËS (bimës së kastravecit).

Teknika e rekomanduar është ajo me një kotilidon

Shartimi me një kotiledon

Bëhet një prerje diagonale tek nënshartesa mbi gjethet e kotolidonit si në fotot ilustruese më poshtë. Gjithashtu, bëhët përsëri një prerje diagonale në bimën e kastravecit dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse 2.5 - 2.7 mm. Në këtë moment, bima vendoset në një ambient të mbrojtur nga dielli, me temperaturë konstante 25°C dhe lagështi 90-95% për 5-7 ditë. Më pas, bimët vendosen në ambjentin e serrës për një periudhë 10-15 ditë, me temperaturë 15-18°C, me pas bima është gati për t’u mbjellë. 

Hapi i parë
Hapi i dytë
Hapi i tretë

Teknikat e shartimit të patëllxhanit

Në shartimin e patëllxhanit përdoret Solanum Torvum si nënshartesë. Ajo garanton një sistem rrënjor shumë të fuqishëm që e mbron nga sëmundjet e tokës (nematoda, fuzarioza, etj.) dhe punon shumë mirë si në kushtet e ftohta edhe në ato të nxehta. Ajo mundëson mbjelljet e hershme (në temperatura të ulta), dhe rrit prodhimin. Nëshartesa e rekomanduar është Espina F1.

Teknika me prerje diagonale

Bëhet një prerje diagonal tek nënshartesa mbi gjethet e kotilidonit. Gjithashtu,bëhët përsëri një prerje diagonale në bimën e patëllxhanit dhe pjesa e sipërme e saj vendoset mbi nënshartesë dhe kapen me kapëse tub 1.8-2 mm. Për më shumë shikoni foton ilustruese. 

Për këtë metodë është e rëndësishme që bima e sapo shartuar të vendoset në një ambient me hije, lagështi 70-80% dhe temperaturë 23-26°C për një afat kohor 5-7 ditë. Në këtë mënyrë sigurohet që shartimi është kryer me sukses. 

KINI PARASYSH QË NËNSHARTESA DUHET MBJELLË 20 DITË PËRPARA MBISHARTESËS.

Data e publikimit: 23/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë