Sëmundjet e patëllxhanit, parandalimi dhe luftimi




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Nematoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga një parazit (Meloidogyne incognita, M. javanica, M. arenaria) i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. 

Nematoda

Simptomat e kësaj sëmundje janë:

Përdorimi i fidanëve të shartuar me nën-shartesë e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Gjithashtu edhe përdorimi i nematocideve të ndryshëm dhe zgjedhja e varieteteve rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje.

Fuzarioza (Fusarium oxysporum) në patëllxhan, simptomat fillestare i manifeston si zbehje të ngjyrës së bimës dhe bllokim i kapilarëve të bimës. Duke qenëse, kjo lloj sëmundje kërpudhurore jeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet dezinfektimi i tokës dhe mbajtja e saj e pastër nga mbeturinat e bimëve të vjetra. 

Fuzarioza

KONTROLLI

Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Previcur Energy 300 ml për 1000 m².

Tripsi është një insekt i cili dëmton bimën e patëllxhanit duke pickuar frutat, lulet dhe gjethet. Bima mund të humbasë ngjyrë dhe mund të thahet. Shumë specie të tripsit janë transmetues të “Tospoviruses”

Tripsi

 Shenjat e para të tij janë:

  • shirita të argjendtë në gjethe;
  • gjethe dhe fruta të deformuara;
  • zhvillim i dobët vegjetativ i bimës.

Mënyrat e parandalimit:

Hiri (Leveillula Taurica) është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e tij janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambiente me lagështi dhe temperatura të larta por, edhe në kushtet normale të bimës. Në fillim shfaqet tek gjethet e vjetra dhe pastaj kalon tek gjethet e reja.  Kjo sëmundje mund të cojë deri në tharje të parakohshme të gjethes. Hiri ul prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. 

Hiri

KONTROLLI:

  • Pastrimi i serrës nga barishtet dhe bimët e vjetra
  • Përdorimi i pesticideve, kryesisht produktet me bazë squfuri;
  • Përdorimi i nënshartesave;
  • Kontrolli i lagështisë, temperaturës dhe ndriçimit;
  • Ajrosja e mirë e serrës;

KUJDES! PLEHRIMI ME DOZA TË LARTA KA GJASA TË FAVORIZOJË KRIJIMIN E KUSHTEVE TË FAVORSHME PËR ZHVILLIMIN E HIRIT!

Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore, i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. Nëqoftëse nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rrezikohet HUMBJA e bimës.

Kalbëzimi i qafës së kërcellit

Shkaktohet nga:

  • Vaditja me tepricë;
  • Mungesa e ajrosjes;
  • Temperaturë mbi 30°C ose nën 5°C;
  • Vaditja me ujëra të ndotur;
  • Toka e infektuar;
  • Plehërimi me tepricë ul imunitetin e bimës.

KONTROLLI:

  • Mënyrat për të kontrolluar kalbëzimin janë:
  • Dezinfektim i tokës;
  • Mbajtja e temperaturës së serrës në normat e rekomanduara (18-25°C);
  • Menaxhimi i mirë i vaditjes,
  • Ajrosje e mirë e serrës;
  • Përdorimi i nënshartesave;
  • Spërkatja me pesticide me bazë imidaclopridi;
  • Heqja e barërave të këqija në serrë;
  • Qarkullimi i kulturave bujqësore.

Merimanga (Tetrabychus urtucae) shkakton shumë dëme në të korrat e patëllxhanit. Prezenca e saj është lehtësisht e dallueshme me anë të identifikimit të rrjetave në pjesën e sipërme dhe të poshtme të gjetheve. Ato ushqehen me pjesën e poshtme të gjethes, duke shkaktuar pika ngjyrë bronzi. Merimangat kanë efekt më të madh në kushtet e thatësirës. 

Është e rëndësishme eleminimi i këtij insekti përpara krijimit të luleve dhe lidhjes së frutave, pasi merimanga mund të ushqehet dhe të lëshojë vezë në sepalet e lules duke bërë të vështirë depërtimin e miticidit. Për luftimin e saj këshillohet përdorimi i preparateve me bazë abamektine në dozën 25-30 ml në 100 litra ujë osë Envidor në dozën 40 ml për 100 litra ujë. 

Një praktikë moderne është përdorimi i insekteve grabitqare, të cilat na ndihmojnë për një prodhimtari bio dhe të shëndetshme.

MERIMANGA

KUJDES! TRAJTIMI BËHET NË BAZË TË NIVELIT TË INFEKSIONIT! 

KONTROLLI:

  • Ajrosja e mirë e serrës;
  • Kontrolli i temperaturës dhe lagështisë;
  • Higjenizimi i serrës.

KALBJA E FUNDIT TË FRUTIT (BER)
Kjo sëmundje vjen nga mungesa e kalciumit dhe kur ka luhatje në lagështirën e tokës. Ky fenomen shfaqet kur frutat e patëllxhanit janë akoma në fazën e pjekjes duke formuar një njollë të zezë në majën e frutit. Kryesisht dëmtohen frutat e parë. 

Kalbja e fundit të frutit

Sëmundja kontrollohet në këtë mënyrë:

  • Siguroni një nivel të mirë të Kalciumit;
  • Vadisni me kujdes dhe në mënyrë konstante, në mënyrë që të shmangim stresin ujor;
  • Të përdoren në serrë materiale hijëzuese si termo-screen;
  • Siguroni ventilim të mirë brenda serrës;
  • Evitoni lagështinë e lartë në serrë sepse zvogëlon fuqinë thithëse të bimës;
  • Shmangni plehërimin me doza të larta dhe pH 6.5;
  • Shmangni përdorimin e tepërt të potasit;

REKOMANDOHET TRAJTIMI GJETHOR ME Ca (Kalcium)!

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen, standardizimin, transportin e patëllxhanit.

Data e publikimit: 02/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Lexo më shumë