FORMAT E KULTIVIMIT TEK PJESHKA




Për formën e kultivimit (formën e kurorës së pemës) mbështetu në veçoritë kultivarit, nënshartesa, pjelloria dhe relievi i tokës, shkalla e mekanizimit etj. Format më të përshtatshme të kultivimit (ndërtimit të kurorës) për pjeshkën janë:

  • Kupore me kate të përmirësuara; 
  • Palmetë 
  • Kordon

Formimi i kurorës kupore 

  • Fidani i mbjellë pritet në lartësinë  50 - 80 cm.
  • Gjatë vegjetacionit përzgjidhen 3 – 4 lastarë më të fuqishëm (të cilët do të shërbejnë për të formuar degët skeletore kryesore).
  • Mundësisht këto degë të jenë të baraslarguara nga njëra tjetra (të formojnë një kënd me njëra tjetrën 90-120o).
  • Udhëheqësi qendror eliminohet plotësisht.
  • Në vitin e dytë (gjatë krasitjes dimërore) këto degë priten në 15 – 20 cm gjatësi dhe në secilën lihen të zhvillohen nga 3 lastarë të cilat do të shërbejnë si degë dytësore. Në vitin e tretë  vazhdon e njëjta procedurë.

Disa parime bazë të kësaj krasitje formuese:

  • Përzgjedhja  e 3-4 degëve skeletore të rendit të parë te lidhura fort me aksin qendrorë (trungun e ardhshëm të pemës).
  • Hiqen lastarët që dalin  jashtë këndit 45 – 60o me aksin kryesor. Kur mungojnë lastarë të tjerë atëherë apliko metodën e hapjes apo mbylljes për të formuar këndin 45 – 60o.
  • Gjatë procesit të formimit të kurorës, gjithmonë, duhet bërë kujdes që degët/degëzat që dalin në drejtim nga brenda duhet të eliminohen sepse ato  ndikojnë ne dendësimin/hijezimin e kurorës dhe bimët janë destinuar te ulin prodhimin dhe të thahen.

Si të formoni formën kordon ose palmetë?

  • Prite (krasite) bimën e mbjellë në  lartësinë 60-70 cm nga toka.
  • Gjatë vegjetacionit përzgjidh 3 - 4 lastarë dhe hiqi lastarët tjerë që shpërthejnë gjatë vegjetacionit.
  • vitin e dytë (në krasitjen dimërore) seleksionohen e lihen 3 lastarët më të fuqishëm.
  • Dy lastarët anësorë lidhen në tela: në rastin e formës kordon ato shtrihen horizontalisht dhe në rastin e formës palmetë ato pozicionohen (lidhen) në kënd 60o.
  • Lastari i mesit lihet vertikalisht  dhe do të shërbejë për formimin e katit të dytë të palmetës/kordonit.
  • Në vitin pasardhës veprohet përsëri si vitin paraardhës, kështu formohet kati i dytë e kështu me radhë për formimin e kateve të tjera derisa të arrihet lartësia 3,5 – 4 m.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Krasitjen tek pjeshka

Data e publikimit: 17/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Lexo më shumë