Kujdesi për lopët që sapo kanë pjellë – ju siguron stabilitet të fermës.
Menaxhimi i suksesshëm i lopëve që sapo kanë pjellë është mënyra më e mirë për të siguruar zëvendësimet në tufë, për të rritur prodhimtarinë e qumështit, për të siguruar një riprodhim të suksesshëm, si dhe për të kontrolluar shëndetin e tufës suaj.
Përse një kujdes i veçantë gjatë tre javëve të para pas pjelljes?
Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë përkujdesit për lopët që sapo kanë pjellë?
Vëzhgoni dhe monitoroni lopët në 10 ditët e para pas pjelljes, çdo ditë e në të njëjtën orë.
Infeksionet në thitha. Parandaloni infeksionet përmes dezinfektimit para dhe pas mjeljes.
Të ushqyerit. Përdorni një racion ushqimor që do t’ju sigurojë prodhimtari sipas objektivave tuaja.
Sa zgjat periudha pas pjelljes? Periudha më kritike pas pjelljes është 3 javë ose 21 ditë nga momenti i pjelljes.
Kontrolloni stresin nga vapa – Zbusni efektin e vapës përmes hijezimeve, ventilatorëve dhe spërkatësve me ujë të freskët.
Kontrolloni stresin social, mjedisor dhe metabolik. Kontrolloni stresin social duke mos i grupuar lopët në 3 javët e para pas pjelljes me lopët e tjera në laktacion të plotë. Mos lejoni në zonën e lopëve që sapo kanë pjellë praninë e lopëve të sëmura. Mbani shtratin e lopëve të thatë dhe të pastër. Siguroni hapsirën e duhur në grazhd e vend qëndrim. Ushqim cilësor - ujë të bollshëm, të pastër e të freskët.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të ushqyerit e Lopëve që Sapo Kanë Pjellë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë