SHKAQET KRYESORE TË SHFAQJES SË SËMUNDJES DHE SI VEPROHET PËR DIAGNOSTIKIMIN E ASKOSFEROZËS NË BLETË




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Cilat janë shkaqet që favorizojnë shfaqjen e askosferozës?

Kontaminimi ndodh përmes ushqimit, kur larvat ushqehen me ushqime që përmbajnë spore. Sporet mund të përhapen si rezultat i fenomenit të vjedhjes ose për shkak të vetë inspektimeve nga ana e bletërritësit. Nëse një bletar kontrollon një familje të infektuar, ai rrezikon të bëhet vektor përhapjes, duke përhapur sëmundjen në familjet e tjera përmes përdorimit të dorezave ose levës që kanë rënë në kontakt me sporet. Ky është një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar, pasi sporet mund të jetojnë deri në 15 vjet, duke ndotur tërë zgjoin, duke përfshirë hojet, polenin dhe mjaltin. 

Pamje e sporeve të Ascosphaera apis

Si ndikojnë faktorët  e stresit?
Ka edhe faktorë të stresit të familjes që kontribuojnë në favorizimin e përhapjes së pjellës së gëlqerizuar, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e myqeveve, në këtë rast të sëmundjes si:

  • Temperaturat e ulëta në brendësi të zgjoit (dhe në përgjithësi çdo lloj goditje termike) dhe nivelet e larta të lagështisë;
  • Prishja e raportit midis pjellës dhe sasisë së bletëve të rritura. Nëse sasia e pjellës është më e madhe se e bletëve të rritura, e gjithë foleja do të ftohet më shpejt, duke shkaktuar probleme. Larvat e para të infektuara zakonisht gjenden në skajet e pjellës, ku temperaturat janë më të ulëta ose më të larta.
  • Ushqimi i pamjaftueshëm që gjeneron mangësi mund t'i bëjë familjet të ndjeshme ndaj kësaj lloj sëmundjeje. Sipas disa studimeve, mungesa e proteinave mund të favorizojë fillimin e pjellës së gëlqerizuar.
  • Trajtimi i tepruar i kolonive, prania e sëmundjeve të tjera dhe efektet anësore të përdorimit të acaricideve gjithashtu mund të dobësojnë familjen.
  • Predispozicioni gjenetik.

Bletët me aftësi të dobëta pastruese, të paafta për të larguar pjellën e gëlqerizuar përpara se sporet të përhapen më tej, dhe një mëmë që nuk pjell ashtu si duhet, janë elementët që nuk duhet të nënvlerësohen. Sapo të kuptoni se kolonia juaj e bletëve ka një pjellë të gëlqerizuar, çfarë duhet të bëni?

  • Nëse mendoni se mund të kryeni një trajtim të tillë si në rastin e Varroas, gaboheni shumë!
  • Nuk ka asnjë ilaç ose trajtim kimik që të jetë i efektshëm në luftimin e kësaj sëmundjeje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që jemi të pafuqishëm përballë problemit.
  • Përveç masave parandaluese të rekomanduara për të shmangur ardhjen e infeksionit, pas infektimit duhet të veproni menjëherë për të shmangur përhapjen e sporeve dhe të përpiqeni të ruani familjen e bletës. Për këtë arsye, bletari mund të eleminojë të gjitha larvat nga fundi i zgjoit dhe nga veranda e fluturimit, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sporeve.
  • Duke vazhduar me dekontaminimin e të gjithë materialit, duke pastruar paisjet e tij, zgjoin dhe duke zëvendësuar kornizat. Për më tepër, kolonia duhet të kalohet kosherja e infektuar në një tjetër të thatë dhe të ajrosur. Nga ana tjetër, zvogëlimi i vëllimit të folesë mund të favorizojë rritjen e temperaturës dhe të ndihmojë bletët kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje.
  • Këshillohet shpesh edhe Ndryshimi i Mbretëreshës. 
  • Dhënia e ushqimit të përshtatshëm dhe mbajtja nën kontroll e sëmundjeve të tjera. 

Data e publikimit: 19/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë