KALENDARI I NGJARJEVE NË FERMAT QË MBARËSHTOJNË TË LESHTAT




Përse ju shërben Kalendari i Ngjarjeve?

Kalendari i ngjarjeve ju shërben për organizimin e punës në fermat që mbarështojnë të leshtat. Ai pasqyron faza të ciklit të jetës së kafshëve të cilat janë të rëndësishme dhe të ndërvaruara nga njëra – tjetra, duke ju ndihmuar në planifikimin dhe organizimin e punës në fermë.  Ndër të tjera kalendari i ngjarjeve do t’ju orientojë lidhur me veprimet kryesore të mbarështimit që duhet të kryeni përgjatë vitit si dhe kohën e përafërt të tyre me qëllim eliminimin e shumë problemeve në fermë. Kalendari orientohet kryesisht rreth periudhës së ndërzimit ose asaj të pjelljeve si momentet më kritike në fermë dhe të gjithë elementët e tjerë të mbarështimit organizohen në varësi të njërës prej këtyre periudhave duke përfshirë këtu përgatitjen për ndërzim, vetë periudhën e ndërzimit, pjelljen, shkëputjen, kujdesin shëndetësor, etj. Ai përmban të gjithë aktivitetet që janë të orientuara në kohë (periudhë të vitit).

Kujdes! Ky është një kalendar orientues, të cilin ju mund ta përshtasni në kushtet e fermës dhe të zonës suaj!
Ju rekomandojmë të mbani kontakte të afërta dhe kërkoni mbështetjen përmes kësaj platforme për të përgatitur një kalendar specifik për fermën tuaj! 

Kërkon të orientosh pjelljet drejt muajit Mars? Atëherë planifiko futjen e deshëve në tufë në muajin Tetor, fillo përgatitjen e deleve në Shtator, dhe oriento çdo veprim tjetër rreth këtyre periudhave. 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Kalendarin e Ngjarjeve për të leshtat pjellje të orientuara në periudhën dhjetor-janar

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Kalendarin e Ngjarjeve për të leshtat pjellje të orientuara në periudhën tetor-dhjetor

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK

Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?

Lexo më shumë