TË USHQYERIT E DELEVE




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës

Në varësi të mënyrës së mbarështimit të të leshtave, racës, kategorisë, ciklit vjetor përcaktohet mënyra e të ushqyerit, lloji i ushqimeve si dhe racioni ushqimor. Ato mund të trajtohen me sisteme intensive, pra menaxhim gjithvjetor në stallë; sisteme gjysëm intensive ku kullota kombinohet me rregjimin stallor; sisteme ekstensive migrimi me kullotje në zonat malore gjatë periudhës së verës, ose në zonat e ulëta e të ngrohta gjatë periudhës së dimrit; si dhe sisteme ekstensive me kullotje brenda zonës ku ndodhet ferma. Përmes kullotës, barit të thatë, drithërave dhe shtesave minerale e vitaminike, ju i siguroni deleve energjinë, karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat aq të domosdoshme për prodhimin, riprodhimin dhe shëndetin e tyre. 

Mbani parasysh! Delet kanë nevojë për sasi më të vogla të elementit bakër krahasuar me dhitë, ndaj suplementet minerale të përshtatshme për dhitë mund të jenë toksike për delet.

Cilët janë momentet më kritike në të ushqyerit e deleve?

Para ndërzimit si dhe disa javë pas tij përdorni drithëra që ndikojnë në rritjen e numrit të vezëve e për pasojë nxisin pjelljen e dy apo tre qengjave për dele.

Gjatë fazës së hershme dhe të mesme të barrsmërisë (dita e 30 deri në ditën e 90) kërkesat ushqimore të deleve janë në nivel të moderuar, thjeshtë për mirëmbajtje. Kjo është faza e zhvillimit të placentës, ku madhësia dhe pesha e saj ndikojnë në transferimin e ushqimeve nga nëna tek fetusi.  

KUJDES! Placentat e pa zhvilluara në këtë fazë sjellin lindje të qengjave me peshë të vogël. 

Gjatë fazës së fundit të barrsmërisë rreth 50 – 60 ditë para pjelljes, rriten në mënyrë të ndjeshme kërkesat nga nëna për ushqyerjen e qengjit që pëson një rritje të shpejtë në këtë fazë. Të ushqyerit gjatë kësaj faze ndikon në një sezon të suksesshëm pjelljeje. Ai varet nga numëri i qengjave që mëmëzohen. 

KUJDES! Mos ushqyerja gjatë kësaj faze sjell lindjen e qengjave të vegjël, jo rezistentë dhe me një dinamikë të ulët rritje, shoqëruar me ulje të sasisë dhe cilësisë së qumështit. 

 

Ju këshillojmë që rreth 6 javë para pjelljes të shtoni ushqim suplementar veçanërisht në delet që mëmëzojnë dy apo tre qengja, por pa i mbi-ushqyer ato, pasi të ushqyerit e tepërt sjell një qengj mbipeshë dhe një dele të dhjamosur e cila do të ketë vështirësi në pjellje. Mbani parasysh se gjatë kësaj faze ka rëndësi të siguroni në nivelet e duhura energjinë, proteinën, kalçiumin, selenium dhe vitaminën E.

Gjatë laktacionit delet kanë kërkesa më të larta për ushqim, e veçanërisht për ushqime proteinike, ndaj ju rekomandojmë në tufa të mëdha ndarjen e tyre në grupe prodhuese, të ushqyerit sipas numrit të qengjave që mëmëzojnë dhe një kullotë më të mirë për shfytëzim.

 

 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Flushingun tek Delet ose Nxitja Përmes Ushqimit me Drithra. 

Data e publikimit: 16/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK

Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?

Lexo më shumë