SI DUHEN MBROJTUR KOLONITË E BLETËVE NGA SËMUNDJEN E PESTËS EUROPIANE?




Profilaksia
Duhet të përqëndrohet në:

  • Të shmanget futja në bletore e familjeve apo rojeve me origjinë të panjohur;
  • Nuk duhen ushqyer bletët me mjaltra që vijnë nga bletore me origjinë të panjohur;
  • Dezinfektimi i detyrueshëm i materialeve dhe pajisjeve të përdorura;
  • Mbajtja e familjeve të fuqishme me mëma të reja, mundësishtë një vjeçare;
  • Organizimi i mirë i dimërimit të bletëve dhe plotësimi i rezervave të tyre ushqimore në rastet e mungesës;
  • Kontrollet e kujdesshme të kolonive të bletëve menjëherë pas daljes nga dimri dhe në pranverë.

TRAJTIMI

  • Në rastet e infeksioneve të rënda kolonitë e bletëve të prekura nga pesta europiane duhet të digjen;
  • Në rastet e infeksioneve të lehta një masë efikase mund të jetë dhe ndërprerja e pjellës duke bllokuar kështu zhvillimin e gjeneratës për një periudhë 2-3 javore, me anë të izolimit të mëmës. Kjo u krijon mundësi bletëve të eleminojnë materialet infekte që kanë në aparatin tretës. Ndërkohë duhet të merren masa për djegjen e hojeve më shumë të prekura dhe ndërrimin e mëmës;
  • Rregullat dhe mënyra e dezinfektimit të materialit të infektuar, janë të njëjta me ato të përshkruara për pestën amerikane.

Data e publikimit: 16/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë