MËNYRAT E DIAGNOSTIKIMIT DHE TË TRAJTIMIT TË ASPERGILOZËS SË BLETËVE




Diagnostikimi i "aspergilozës së bletëve" bëhet në bazë të shenjave klinike karakteristike të pjellës së vdekur dhe individëve të rritur, si dhe pas kryerjes së vëzhgimeve mikroskopike dhe mykologjike. Rezultatet e analizave laboratorike mund të jenë gati pas 5 ditësh nga fillimi i tyre. Për tu analizuar në laboratorin veterinar, dërgohen jo më pak se 50 bletë të vdekura ose të prekura nga sëmundja dhe një copë hoje (10x15 cm) me pjellë të sëmurë të vdekur. Materiali i kampionuar duhet të dërgohet brenda ditës në laborator. Në laborator, merret material nga kruarjet e bletëve të vdekura dhe larvave për të identifikuar sporulimet e myqeve të gjinisë aspergilus, sëmundja e askosferozës në këtë rast përjashtohet.

Kujdes! Nëse bletët dhe pjella kanë karakteristika të ndryshme dhe shkaktari i sëmundjes gjendet në produktet e zgjoit (në polenin dhe mjaltin që gjendet në hojen e kampionuar), diagnoza laboratorike konsiderohet e mirë-vendosur.

Si dhe me çfarë trajtohet aspergiloza “pjella e ngurtësuar” e bletëve? Kur nga analizat laboratorike konfirmohet sëmundja e "aspergillozës", për parkun e bletëve shpallet gjendja e karantinës. Në rast të dëmtimeve të vogla, kryeni trajtimin e duhur të bletëve dhe pjellës. Gjithashtu bëni dezinfektimin e të gjithë parkut të bletëve. Në raste të vdekjeve të izoluara në ndonjë koloni, transferohen hojet me pjellë së bashku me bletët në një zgjua të thatë, të ngrohtë dhe të dezinfektuar. Pra, trajtimi i bletëve me aspergilozë kryhet me përgatitje të veçanta, i  miratuar nga shërbimi veterinar me: "Astemizol";"Askosan";"Askovet";"Unisan". Nga të gjitha barnat e listuara, ju vetë mund të përdorni vetëm "Unisan". Ndërsa sa ka të bëjë me preparatet e tjera, trajtimi rekomandohet të kryhet nga ekspertët.

Përdorimi i "Unisan", 1.5 ml nga ky preparat përziehet në  në 750 ml shurup sheqeri të përgatitur duke përzier sheqer dhe ujë në një raport 1: 4. Tretësira me ​​"Unisan" përdoret duke spërkatur hojet me pjellë dhe bletët: 

  • paretet e brendëshme të zgjoit;
  • hojet me bletë dhe ato bosh;
  • korrnizat nga të dy krahët;
  • kolonitë e bletëve bashkë me pjellën;
  • inventarin e veshjeve të punës të bletarit .

Procedura përsëritet 3-4 herë çdo 7-10 ditë. Trajtimi duhet të përfundojë 20 ditë para se të fillojë vjelja e mjaltit. "Unisan"është i sigurt për njerëzit. Pas një trajtimi të tillë, mjalti është i përdorshëm. Gjithçka më pas shkon mirë nëse bletët sigurojnë mjaftueshëm mjaltë nga natyra, në mungesë të tij, bletarët duhet ti ushqejnë me tretësirën 67% të shurupi të sheqerit. 

Kujdes! Ndalohet përdorimi i produkteve të bletëve nga parqe bletësh me aspergillozë. Kur punohet me bletë të infektuara, bletarët, për të shmangur sporet e kërpudhave në mukozat, duhet të respektojnë të gjitha masat paraprake dhe të veshin kominoshe, një fashë të lagur me 4 shtresa në hundë dhe gojë dhe gjithashtu syze mbrojtëse në sy. Pas punës, duhet të lajnë fytyrën dhe duart me sapun dhe të trajtohen me zierje rrobat e punës.

Menaxhimi i zgjoit dhe inventarit të bletarit
Duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të aspergilozës së bletëve, si dhe rrezikun e sëmundjes për të gjithë bletoren, duhet të kryhet trajtimi i zgjojeve dhe i mjeteve si më poshtë:

  • të pastrohen fizikisht nga mbeturinat, trupat e bletëve dhe larvave të vdekura, propolisi, dylli, myqet;
  • të trajtohen me solucion 5% formaldehyde  ose me flakë blu;
  • terreni  në të cilin janë vendosur zgjojet  dezinfektohet me solucion formaldehyde 4% ose dezinfektantë të tjerë që vrasin këtë kadegori myqesh;
  • veshjet e bletarit  dezinfektohen duke i zier për rreth 30 minuta, ose duke i zhytur në solucion 2% të peroksidit të oksigjenit për 3 orë, pastaj ato shpëlahen.

Në vend të një flake okshidrike, mund të përdoret një flakëhedhëse me gaz metan nga ato që përdoren në sektorin e ndërtimit. Pas masave të dezinfektimit, kosheret dhe gjithë inventari shpëlahen dhe thahen mirë. Parkut të bletëve mund ti hiqet karantina vetëm pas një muaji nga shkatërrimi i plotë i aspergilozës në kolonitë e tij. 

Kujdes! Aspergiloza e bletëve është një sëmundje e rrezikshme për çdo bletor. Prek jo vetëm pjelljet, por edhe bletët e rritura. Çdo bletar duhet të njohë shenjat e kësaj sëmundjeje, metodat e trajtimit të saj dhe masat parandaluese që të mund të veprojë në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive. 

Data e publikimit: 25/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë