Higjena e qumështit dhe kërkesat bazë për cilësinë dhe sigurinë e qumështit
Kafshët që japin qumështin e papërpunuar duhet të jenë të shëndetshme dhe të plotësojnë kushtet si më poshtë:
Për sa i përket tuberkulozit dhe brucelozës, qumështi i papërpunuar mund të përdoret vetëm nëse vjen nga tufa zyrtarisht të pa prekura, të kontrolluara rregullisht ose të vaksinuara posaçërisht për këto sëmundje. Nëse tufat janë vaksinuar dhe këto vaksinime janë shënuar në regjistrin e fermës, atëherë qumështi është i përshtatshëm për konsum dhe mund të përdoret për përpunim.
Nëse, në të njëjtën fermë, ka edhe dele, dhi dhe lopë, e janë regjistruar raste të tuberkulozit tek gjedhët, është e nevojshme që të testohen për këtë sëmundje edhe bagëtitë e imta para se të fillohet prodhimi dhe përpunimi i qumështit të tyre. Nëse tufa është e prekur nga tuberkulozi ose bruceloza, kafshët e infektuara duhet të ndahen menjëherë nga pjesa tjetër e bagëtive.
Për sa i përket brucelozës, nëse qumështi nuk vjen nga një tufë zyrtarisht e prekur dhe që është e vaksinuar, është e mundur që të përdoret për përpunimin e djathrave që kërkojnë një periudhë stazhionimi, prej së paku dy muajsh.
Higjiena e mjeljes në ferma
Mjelja përbën një nga operacionet më të rëndësishme e lidhur ngushtë me higjenën, mastitet, cilësinë e qumështit, si dhe angazhimin e fuqisë punëtore. Kusht paraprak është mjedisi i pastër, ndaj duhen siguruar dysheme të thata e të pastra, si dhe mjedise të drenazhuara përreth stallës.
Si mund të garantohet higjena e para mjeljes dhe pas mjeljes?
Dezinfektimi i thithave para mjeljes me solucion dezinfektant dhe gota dezinfektimi
Thithat duhet të dezinfektohen me një solucion të miratuar për të zvogëluar ngarkesën e baktereve patogjene mjedisor në gji. Mjelësit duhet të udhëzohen që të heqin dore nga njomja e gjirit gjatë procesit të para-mjeljes, pasi uji me organizma që shkaktojnë mastit do të rrjedhë nga lëkura e gjirit drejt thithës duke rritur kështu rrezikun e infeksionit dhe duke rritur ngarkesen bakteriale të qumështit. Si solucione dezinfektuese te rekomanduara njihen tretesira jodi, klorheksidina ose klorine dioksidi. Solucioni duhet të mbetet në kontakt me thithën për 30 sekonda për të lejuar dezinfektimin e duhur.
Aplikimi i dezinfektimit me gote rekomandohet me shumë se mbi spërkatja e thithave, sepse kjo jo gjithmonë çon në mbulim uniform të zhytjes së thithës. Mbas trajtimit të duhur me dezinfektant të thithave, ngarkesa bakteriale në to duhet të zvogëlohet ndjeshëm. Solucionet mund të aplikohen si lëng ose si shkumë; të dyja metodat janë provuar se janë njësoj të dobishme.
Shplarja manuale është procesi i marrjes së një zorre uji që trajtohet me jod dhe futja e grykës së zorrës në linjë. Ky proces largon mbetjet e qumështit, ndërsa dezinfekton shtresat.
Makinat automatike të mjeljes
Përdorimi i makinerisë mjelëse paraqet një zgjidhje të mirë për fermat që kanë një numër të konsiderueshëm krerësh. Avantazhet e mjeljes mekanike janë të dukshme, jo vetëm në aspektin e kohës, por edhe në karakteristikat higjienike të qumështit, i cili do të ketë një ngarkesë bakteriale shumë më të ulët sesa mjelja me dorë. Sidoqoftë, nëse mjelja nuk kryhet siç duhet ose me një impiant që funksionon keq apo është i papastër, mund të lehtësojë krijimin e mastitit dhe transmetimin e tij nga njëra kafshë tek kafshët e tjera.
Gjëja e parë që duhet kontrolluar është madhësia e grykës së këllefit të pompës thithëse (shiko ilustrimin në fig. ekstremiteti transparent), i cili nuk duhet të jetë as shumë i ngushtë e as shumë i gjerë.
Pompë thithëse
Këllëfi duhet të futet mirë në thithë, duke e lënë të lirë vetëm fundin, në mënyrë që boshllëku të mund të veprojë në majën e gjirit. Gryka e këllefit shumë e ngushtë shkakton dhimbje të thithave dhe mund të çojë në sëmundje të gjirit. Para se të vendoset mjelësja në secilën kafshë, gjinjtë duhet të dezinfektohen dhe pastrohen, sic u spjegua me lart.
Në mungesë të sistemeve për heqjen automatike të grupit të thithëseve, të hiqen menjëherë thithëset pasi të jetë mbyllur valvula e duhur e vakumit. Para këtij veprimi, të masazhohen gjinjtë, në mënyrë që të përfitohet sërish një sasi qumështi pasi të ketë përfunduar nxjerrja spontane e tij dhe të shmangen traumat.
Sapo të përfundohet mjelja, pas rreth 5 minutash, të mbushet një kovë me ujë të pastër dhe të ftohtë me rreth 10-15 litra, makina mjelëse të lihet në punë derisa të mbarojë të gjithë uji. Pas këtij veprimi të zbrazen bidonët e makinës mjelëse. Më pas të përsëritet ky veprim me ujë të nxehtë, edhe dy herë nëse është e nevojshme, duke zbrazur bidonët e makinës mjelëse dhe duke përdorur të njëjtin ujë. Nëse pas këtyre veprimeve uji brenda bidonit do të jetë sërish i pisët, të bëhet edhe një larje tjetër me ujë të ftohtë.
Gjithashtu, të paktën një herë në javë duhen pastruar tubat e pajisjes dhe kolektori i makinerisë mjelëse, duke çmontuar e pastruar thithëset dhe duke hequr kapakun (pjesa blu në figurë).
Grupi i thithësvei formuar nga: thithëset plastike (1), tubat (2) dhe kolektori i qumështit (3) (pajisje lidhëse që bashkon tubat e shkurtër dhe të gjatë të qumështit)
Gjatë këtij veprimi u duhet kushtuar shumëvëmendje pastrimit të çdo diametri dhe harqeve të tubave, që janë dhe pikat ku grumbullohen më së shumti papastërtitë. Pasi të çmontohen elementet, të pastrohen në të dy anët me pastruesin e tubave. Të pastrohetme kujdes kolektori (elementi numër 3 në pamjen vijuese) ku tentojnë të formohen mbetje, të cilat përveçse favorizojnë shtimin e baktereve, mund të shkaktojnë vështirësi në kalimin e qumështit.
Ky veprim duhet kryer me ujë të ngrohtë dhe soucion dezinfektues specifik rreth 4-5 herë. Ndërsa në fund, duhet të përsëritet procedura edhe njëherë me ujë të ftohtë. Sidoqoftë, është gjithmonë mirë të lahet makina e mjeljes mekanike duke respektuar kohët, shpeshtësinë me pastruesit specifikë sipas udhëzimeve të firmës prodhuese. Do të ishte pozitive të monitorohej cilësia e ujit që përdoret për larjen e makinës mjelëse.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Kushtet e grumbullimit dhe transportit të qumështit nga ferma në fabrikë
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë