CILËSIA E PRODUKTEVE TË FERMËS BLEGTORALE




Sigurimi i cilësisë së produkteve të fermës është një proces i cili varet shumë nga mënyra se si ju menaxhoni kafshët e fermës që nga lindja e tyre. 

Krahas faktorit njeri, pa dyshim gjenetika, mjedisi, cilësia e ushqimeve të prodhuara në fermë apo të blera jashtë saj, luajnë një rol thelbësor. Ju si menaxherë të fermës jeni faktori kryesor në rrugën drejt një prodhimi cilësor, përmes elementëve të menaxhimit që janë nën kontrollin tuaj dhe nën ndikimin tuaj për tu përdorur siç duhet apo përmirësuar cilësinë në nivelet e duhura. Cilësia e produkteve të fermës është e lidhur ngushtësisht me gjurmueshmërinë në fermë, krijimin dhe respektimin e protokolleve, mbajtjen e të dhënave rigoroze, dhe reflektimin në kohë sipas situatave. Ajo përfshin elementë që lidhen me rehatinë e kafshëve, të ushqyerit e duhur, parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve, mjediset e fermës dhe organizimin e tyre, paisjet ndihmëse, etj. 

CILËSIA E QUMËSHTIT

Sigurimi i një qumështi cilësor është një proces i tërë që ndërthur disa elemente të menaxhimit në fermë, përkujdesje të veçantë në mjelje si dhe ruajtjen në kushtet e duhura deri në dorëzimin në destinacion. Cilësia e Qumështit nënkupton nivel të ulët të ngarkesës bakteriale dhe qelizave somatike si dhe konsistencë të qumështit që prodhohet me ndryshime minimale të konsistencës. 

Mbani parasysh se për të siguruar prodhimin e një qumështi cilësor, ju duhet të ndërmerrni një sërë masash si:

  • Menaxhimin e duhur të lopëve për të parandaluar dhe kontrolluar transmetimin e mastitit. Për më shumë lexoni artikullin “Lopët e Qumështit – Çështje të tjera që lidhen me Menaxhimin”.
  • Mjedisi i lopëve duhet të jetë i përshtatshëm për të ndaluar dhe kontrolluar mastitin mjedisor.
  • Ndjekja dhe respektimi i procedurave para mjeljes – pastrim dhe tharje e thithave ku tharja bëhet me pece individuale duke parandaluar transmetimin.
  • Procedura e mjeljes. Siguroni që makinat mjelëse të jenë në funksion të plotë dhe të duhur. Kontrolloni pulsimin e tyre si dhe gjendjen e gominave. Kujdes, mjelja duhet të bëhet pa rrjedhje të makinës, gjithashtu ju rekomandojmë të shmangni mbi mjeljen.
  • Bëni kujdes që makina e mjeljes të pastrohet mirë me solucione të përshtatshme për enët ushqimore, sepse siguron jo vetëm pastërti por edhe siguri ushqimore.
  • Procesi pas mjeljes kërkon zhytjen e thithave në gotat e dezinfektimit me jod xhel.
  • Siguroni enët e duhura në varësi të volumit të prodhimit, mundësisht tanke ftohës, si dhe bidona inoksi për ruajtjen e qumështit deri në dorëzimin e tij.
  • Shmangni përdorimin vetjak apo dorëzimin e qumështit kur lopët janë nën efektin e medikamenteve që lënë gjurmë në prodhim (shikoni periudhën e karencës – ndikimit të mbetjeve, si për shembull antibiotikëve).
  • Zhvilloni Procedura Standarde të Veprimit (PSV). Kjo kërkon ngritjen e sistemit të të dhënave, shënime mbi periudhën e mbetjes së medikamenteve, duke siguruar kështu cilësinë e prodhimit.
  • Përgatiteni PSV së bashku me veterinerin tuaj.
  • Trajnoni punëtorët e fermës me Procedurat Standarde të Veprimit.
Matrikulli i kafshësMedikamenti i përdorurSasiaMënyra e Administrimit Periudha e karencës
     
     
     
     

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Prodhimin e një Mishi Cilësor.

Data e publikimit: 25/11/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë