AFLATOKSINA




Aflatoxina është substancë kancerogjene, emri i së cilës vjen nga njëri prej myqeve që e shkaktojnë atë. Prek të gjithë kategoritë e kafshëve të fermës

Mjedisi ku ajo zhvillohet përfshin tokën, bimësinë e kalbur, barin, drithërat elb, grurë, tersherë, misrin, ushqimet e ruajtura apo të magazinuara keq si misri, gruri, sorgumi, fara pambukut, meli, fara susamit, fara lulediellit, arrorët  si kikirikë, fistik, etj. 

Prekja nga Aflatoxina ndodh në parcela para dhe gjatë procesit të vjeljes dhe atij të korrjes; ndodh në silazh, në magazinë, pra përgjithësisht përgjatë të gjithë zinxhirit të vlerës.

Aflatoxina është një nga problemet e mëdha që haset sot në fermat blegtorale në mbarë botën. Vlerësohet se 25% e prodhimit bujqësor në botë preket nga aflatoxina, gjë e cila sjell humbje të konsiderueshme ekonomike. Humbjet e shkaktuara nga Aflatoxina janë të shumëfishta duke përfshirë këtu humbjet që shkaktohen në prodhimet bujqësore përmes uljes së prodhimit. Kontaminimi i ushqimeve blegtorale me aflatoksinë sjell ulje të prodhimit si rezultat i problemeve shëndetësore të shkaktuara tek kafshët; kontaminimi i ushqimeve për kafshët si dhe problemet shëndetësore të kafshëve për pasojë shkaktojnë probleme shëndetësore tek konsumatorët. 

PROCESI I TRANSMETIMIT OSE “MBARTJA” E AFLATOXINËS
Konsumi i ushqimeve të kontaminuara në sasi të mëdha, ose konsumi në sasi të vogla por për një periudhë të gjatë shkaktojnë probleme tek gjedhi ku shfaqen shenja të dukshme, veçanërisht në viça, në gjedhin e qumështit dhe atë të mishit, shenja të cilat janë më të theksuara tek kafshët e reja krahasuar me ato të rriturat.

Nëse ushqimi për kafshë përmban mykotoksina (aflatoxina), ato kalojnë në ushqimin për konsum nga njerëzit (procesi njihet si Carry over ose Mbartje)

Por cilat janë kushtet që favorizojnë zhvillimin e Aflatoksinës?

  • Myku prek ushqimin e kafshëve para korrjes/vjeljes ose gjatë magazinimit
  • Zhvillimi i mykut favorizohet nga ekspozimi i gjatë në mjedis të lagësht, në temperaturë të lartë, e kushte stresuese si thatsira.
  • Ndotja me myqe mund të ndodhë edhe në fazat e ndërmjetme të prodhimit, tregtimit dhe ruajtjes në kushte shtëpie.
  • Myqet favorizohen gjithashtu në kulturat e pa trajtuara me fungicide.

Cilat janë disa nga shenjat më tipike të efektit të Aflatoxinës? 

Gjedhi nën ndikimin e Aflatoxinës shfaq shenja që përgjithësisht përfshijnë mungesë oreksi, refuzimin e marrjes së ushqimit, ulje të prodhimit të qumështit, përgjumje, mungesë të lëvizjeve të koordinuara të muskujve, uljen e dinamikës së rritjes, ulje të efiçencës së ushqimit, gjendje apatie, humbje e peshës, ashpërsim i qimes, diarre a lehtë. Gjithashtu, simptoma të ndikimit të Aflatoxinës janë anemia, mavijosjet dhe hemorragjitë nën lëkurë. 

Aflatoxina mund të shkaktojë gjithashtu probleme me riprodhimin sikurse janë ciklet e çrregullta (shumë të shkurtëra ose shumë të gjata) si dhe rritje e nivelit të dështimeve. Simptomat përfshijnë dobësim të sistemit imunitar, rritje të potencialit për prekje nga sëmundje të tjera, etj. 

Kafshët nën stresin e kushteve të mjedisit si dhe ato nën stresin e prodhimit shfaqin simptoma më të dukshme. 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Parandalimin e Aflatoxinës.

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë