Vjelja e prodhimit tek mjedra




Pjekja tek kjo bimë nuk është e njëhershme. Prandaj, vjelja bëhet në vazhdimësi e që zgjat 1 deri disa muaj. Vjelja e frutave të mjedrës fillon në kohën kur frutat marrin ngjyrën e lëkurës që është veçori e kultivarit të caktuar dhe kur fruti lehtë shkëputen nga bishti i lules. Gjatë vjeljes duhet pasur kujdes që frutat e këtyre pemëve mos të ndrydhen, ndërsa mblidhen pa kurorën e lules dhe pa bishtin e tyre (si në figurë). Vjelja, zakonisht, bëhet çdo të dy ditë, herët në mëngjes ose vonë pasdite.

Në varësi  me rajonin e kultivimit, pjekja fillon nga gjysma e muajit qershor e deri në gjysmën e muajt korrik për kultivarët Willamette dhe Meeker, kurse për kultivarin Polka duke filluar nga mesi i muajit korrik e deri në fund të muajit nëntor. Rendimenti për varietetet sillet nga 10-15 ton/ha. 

Frutat e vjelë, në temperaturë të lartë të ajrit ose gjatë motit me shi, për shkak të proceseve të pa dëshiruara kimike, prishen shumë shpejt dhe humbin vlerën përdoruese. Prandaj frutat e vjelë në orët e hershme të mëngjesit duhet të shpërndahen brenda ditës, kurse ato të velura në orët e vona të mbas ditës shpërndahen ditën e nesërme.

Frutat e mjedrës që shkojnë  në treg ndahen në këto kategori:  

  • Ekstra, frutat e kësaj kategorie patjetër duhet të kenë formën, zhvillimin dhe ngjyrën karakteristike të kultivarit. Po ashtu këta duhet të kenë madhësi uniforme, formë të njëjtë, pjekje të mirë, ngjyrën karakteristike të lëkurës dhe pa kupën e lules.
  • Kategoria I, frutat e kësaj kategorie duhet të jenë mirë të zhvilluar, me madhësi dhe shkallë të pjekjes uniforme, me shmangie 2%, me ngjyrë të shprehur të lëkurës që është veçori e kultivarit. Po ashtu në mes të frutave të kësaj kategorie vetëm 5% e tyre mund të kenë kupën e lules.
  • Kategoria II, frutat e kësaj kategorie nuk duhet detyrimisht të kenë pjekje uniforme, ndërsa 10% e tyre mund të posedojnë kupën e lules.

Frutat e mjedrës gjatë vjeljes paketohen në ambalazh i cili nuk duhet të jetë i rëndë, as e kushtueshme, por që është e përshtatshme për manipulim. Llojet e ambalazhit varen nga përdorimi përfundimtar i frutave të vjel. 

  • Në qoftë se frutat e këtyre pemëve vilen për përdorim të freskët paketohen në kuti 0.5 – 1.0 kg, të prodhuara nga druri, kartonë me parafin ose në kuti plastike. Kutitë mund të vendosen në arka holandeze që janë të hapura, të cekëta, me dimensione 45 x 24 x 7.5 cm, e që janë shumë të përshtatshme për transport urban të frutave.
  • Frutat e mjedrës që përdoren për ngrirje paketohen në arka druri ose plastike holandez, që vendosen në dy shtresa në mënyrë që ngrirja e tyre të bëhet sa më lehtë.
  • Frutat për përpunim po ashtu paketohen në arka holandeze ose në ndonjë ambalazh të përshtatshëm për këtë qëllim.

Data e publikimit: 19/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

Vjelja e sherebelës

Është e detyrueshme një vjelje në fundvjeshtë pasi eliminojmë deri 90% daljen e kërcejve lulore në pranverën e vitit pasardhës.

Lexo më shumë

Standardet për eksportin e mollëve

Prodhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)

Lexo më shumë

VJELJA E PRODHIMI  TEK SHEGA

Frutat e shegës vilen kur të kenë marrë ngjyrën karakteristike të llojit dhe kokrrizat (farat) e brendshme të jenë skuqur dhe ëmbëlsuar.

Lexo më shumë