REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Vjelja e sherebelës është një proçes që kërkon shumë kujdes. Korrja e sherbelës për produkt herbë ose gjethe, kryhet në fazën para lulëzimit, ndërsa për të përfituar vajin eterik, duhet korrur në periudhën e lulëzimit të plotë.
Për produkt gjethe për mbjelljet e vjeshtës, vjelja realizohet që në vitin e parë nga fundi i muajit Qershor. Për një prodhim të bollshëm e cilësor duhet të eliminoni paraprakisht gjatë muajit Prill-Maj kërcejtë lulore. Bimët priten 3-5 cm lartësi nga toka. Gjatë vitit mund të merren 2-3 vjelje në varësi të mbarëvajtjes së motit (reshjet apo ujitja sigurojnë daljen e shpejtë të sythave dhe zhvillimin e tyre pas vjeljes).
Është e detyrueshme një vjelje në fundvjeshtë pasi eliminojmë deri 90% daljen e kërcejve lulore në pranverën e vitit pasardhës.
Afati i vjeljes së sherebelës së kultivuar përcaktohet nga dy kritere bazë:
Përputhja e vlerave maksimale të këtyre treguesve përcakton atë që quhet kohën balsamike të vjeljes. Kjo është e lidhur ngushtë me ciklin biologjik të zhvillimit të bimës, zona agroekologjike e kultivimit, teknologjinë e aplikuar, tipi i tokës, etj. Janë këto arsyet që për afatet e vjeljes nuk ka një datë kalendarike të caktuar.
Nga pikëpamja praktike, koha balsamike e vjeljes shpesh quhet edhe pjekja “teknike”. Ajo përcaktohet me disa tregues morfologjik të bimës së sherebelës si ndërprerja e rritjes vegjetative, ndryshimi i ngjyrës së gjethes nga e gjelbër në gri si dhe arritja e përmasave maksimale të gjendrave vajore në pjesën e sipërme e të poshtme të gjethes.
Vjelja e sherebelës para apo pas kësaj faze shoqërohet me prodhimtari e cilësi më të ulët.
Prodhimi më i madh merret me vjeljen e parë (qershor) 8-10 ton/ha masë të njomë. Prodhimi i dytë në vjeshtë është më i vogël, 6-7 ton/ha. Përmbajtja e vajrave esenciale shkon 2.4-3.0 ml/100 gr gjethe të thara në vjeljen e parë, dhe është më e ulët në vjeljen e dytë 1.8-2 ml / 100gr.
Prodhimi i farës së sherebelës nga parcelat e kultivuara
Në rastet kur doni të prodhoni farë sherebele, parcelat zgjidhen në vitin e dytë të kultivimit. Për të siguruar rendiment të lartë fare, duhet të kemi sa më shumë kërcej lulorë. Kjo realizohet duke mos e vjelur në vjeshtë sherebelën por, duke e lënë te dimërojë me gjithë masën gjethore. Gjatë vitit mund të prodhohen 70-100 kg farë/ha. Vjelja e farave të pjekura, të cilat quhen akene, bëhet gjatë korrikut. Nuk duhet pritur pjekja e të gjithë farave në kallirin lulor, pasi ato nuk piqen njëherësh. Farat në majën e kallirit lulor piqen më vonë kundrejt atyre të bazës. Lënia deri në pjekjen e të gjitha farave shoqërohet me rënien e tyre prandaj, ndërhyhet pak “para kohe” për t’i mbledhur.
Tharja dhe konservimi
Menjëherë pas vjeljes, masa e korrur i nënshtrohet tharjes ose terjes. Rekomandojmë që tharja të realizohet në hije, sepse në këtë rast ruhet në vlera maksimale përmbajtjen e principeve aktive.
Në kushtet e prodhimit në shkallë të gjerë industriale, përdoren tharëse me një rrymë ajri të ngrohtë të vazhdueshme. Temperaturat optimale të tharjes janë 25–30°C (regjimi maksimal 35°C– 45°C), si për të minimizuar humbjet e vajit eterik dhe për të garantuar që paraqitja e produktit të jetë e mirë dhe përmbajtja e lagështisë e ulët. Shtresa e herbës (gjetheve) së sherebelës për t’u tharë duhet të jetë nga 30 deri 80 cm trashësi.
Vjelja e dytë e cila përkon me sezon lagështie e temperatura të ulëta, tharja është mirë të realizohet në hangarë të mbuluar dhe me ajrim të mirë.
Pas tharjes dhe ndarjes së gjetheve nga kërcelli, materiali i përzgjedhur ambalazhohet, etiketohet dhe dërgohet në magazinim në kushte të favorshme të ruajtjes deri te finalizimi në treg.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëProdhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)
Lexo më shumëPjekja tek kjo bimë nuk është e njëhershme.
Lexo më shumëFrutat e shegës vilen kur të kenë marrë ngjyrën karakteristike të llojit dhe kokrrizat (farat) e brendshme të jenë skuqur dhe ëmbëlsuar.
Lexo më shumë