VJELJA E PRODHIMI  TEK SHEGA




Frutat e shegës vilen kur të kenë marrë ngjyrën karakteristike të llojit dhe kokrrizat (farat) e brendshme të jenë skuqur dhe ëmbëlsuar. Cilësia e frutave të shegës varet kryesisht nga përmbajtja e sheqerit dhe acideve në lëngun e frutave.

  • Shega e cilësisë së lartë duhet të ketë lëkurë tërheqëse, fara të vogla brenda tulit, të mos jenë të djegura nga dielli, të mos jenë të çara dhe të mos jenë të dëmtuara.
  • Ngjyra e lëkurës dhe lëmimi i lëkurës janë tregues të tjerë të cilësisë së shegës.
  • Shegët e tharta dhe majhoshe duhet të kenë ngjyrë të kuqe në kundërshtim me ato të ëmbla që kanë ngjyrë të verdhë në të gjelbër.

Disa tregues teknike që duhet të plotësoj shega në periudhën e vjeljes 

  • Trashësia e lëvores duhet të jetë 1.5 - 4.24 mm.
  • Përmbajtja e lëngut të shegës duhet të jetë 45 - 65% të të gjithë peshës së kokrrës dhe 76 - 85% të farave.

Tregues të  tjerë të vjeljes janë:  TA (aciditeti i titruar) dhe SSC (substance totale të tretshme). TA, në vjelje, tek shega varion nga 0.13 - 4.98% . TA tek kultivarët e ëmbël është <1%, tek ato majhoshe 1 - 2.5% dhe tek kultivarët e thartë >2%. SSC e shegës varion nga 8.3 - 20.5% 

Seleksionimi dhe ambalazhimi tek shega
Sipas madhësisë së kokrrës shega klasifikohet në katër kategori:

  • Të vogla, 150 - 200 g, diametër 65 - 74 mm, 25 - 34 fruta në një kuti kartoni 5 kilogramësh;
  • Të mesme, 201 - 300 g, diametër 75 - 84 mm, 17 - 25 fruta në një kuti kartoni 5 kilogramësh;
  • Të mëdha, 301 - 400 g, diametër 85 - 94 mm, 13 - 17 fruta në një kuti kartoni 5 kilogramësh;
  • Shumë të mëdha, 401 - 500 g, diametër 95 - 104 mm, 10 - 13 fruta në një kuti kartoni 5 kilogramësh.

Kushtet optimale të ruajtjes

  • Kushtet optimale të ruajtjes varen nga kultivari, rajoni ku prodhohet dhe trajtimet pas vjeljes.
  • Kryesore është temperature e ruajtjes dhe lagështia relative e ajrit.
  • Shega mund të ruhet në temperaturë në 6°C e lagështi relative 90 – 95% deri në 120 ditë.

Data e publikimit: 23/04/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Mora njohuri shtese per semundjet dhe demtuesit tek shega pasi do bej nje monitorim per nje problem qe ka fermeri ne fermen e tij

-Silvana


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

Vjelja e sherebelës

Është e detyrueshme një vjelje në fundvjeshtë pasi eliminojmë deri 90% daljen e kërcejve lulore në pranverën e vitit pasardhës.

Lexo më shumë

Standardet për eksportin e mollëve

Prodhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)

Lexo më shumë

Vjelja e prodhimit tek mjedra

Pjekja tek kjo bimë nuk është e njëhershme. 

Lexo më shumë