Sëmundjet e dëmtuesit tek molla ulin ndjeshëm prodhimin dhe cilësinë e frutave, prandaj parandalimi i tyre është i rëndësishëm.
Dëmtuesit
Afidet (morrat): dëmtojnë kryesisht majat rritëse të lastarëve. Mund të bëhen edhe shkaktarë të përhapjes së sëmundjeve virusale. Luftohen me metodën kimike duke përdorur preparate të sistemit sa herë ato shfaqen.
Krimbi i mollës: larvat depërtojnë thellë ne tulin e frytit duke shkaktuar dëme serioze të tyre.
Luftimi me preparate kimike: përdoren esteret e fosforit, trajtimi fillon kur frutat kanë arritur madhësinë 15 mm dhe përsëritet çdo 15 ditë.
Luftimi me çrregullues hormonial: izomite 1000 copë/ha për një vit; epokom 300 copë/ha vendosen 2 herë në vit; ginco 500 copë në vit.
Sëmundjet kryesore
Kroma e mollës: Kjo sëmundje prek gjethet, lulet, frutat, etj., duke shkaktuar dëmtime serioze në këtë bimë.
Sëmundja favorizohet: në temperatura mbi 10°C, reshjet dhe vesa e mëngjesit.
Luftimi me rrugën kimike: përdorimi i preparateve të sistemit dhe kontaktit. (alternoi ato); trajto çdo 7 ditë; trajto pas çdo shiu mbi 15-25 mm.
Masat agroteknike: mbajtja e pastër e pemtores, mbledhja dhe shkatërrimi i gjetheve të rëna dhe materialeve të krasitura në dimër për të parandaluar riprodhimin e tyre.
Hiri: Është sëmundje kërpudhore që prek pjesët e reja të bimës. Trajtimi për luftimin e hirit bëhet njëherësh me atë të kromës duke shtuar preparatet kundër hirit (me bazë squfuri).
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit të mollës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Prodhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)
Lexo më shumëCilat janë operacionet e gjelbra që kryhen tek molla?
Lexo më shumëFrutat duhet të jene në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur.
Lexo më shumëNga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e pemishtes (mollëve), koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e pemishtes së mollëve, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit.
Lexo më shumë