Si të luftoni kuskutën në parcelat e farës së tërfilit aleksandrin?




                                                                          REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Në gjininë e kuskutës bëjnë pjesë mbi 201 specie bimësh parazitare me ngjyrë të verdhë, portokalli, ose të kuqe (rrallë jeshile). Janë bimë pa gjethe dhe pa klorofil, prandaj janë tërësisht të varura nga bima pritëse për ushqim. Pra, kuskuta është bimë parazitare e cila rritet e zhvillohet në kurriz të shumë bimëve, por që preferon shumë jonxhën dhe tërfilin. Duke u ushqyer në kurriz të tyre, ajo e varfëron bimën duke çuar deri në zhdukjen e tyre. Por njëkohësisht, ajo mund të bëhet shkak i infeksionit të bimëve nga sëmundjet virusale, duke i përhapur ato nga një bimë në tjetrën. 

Fara e kuskutës mbin dhe zhvillohet pas muajit maj dhe farat e saj piqen njëherësh me farën e tërfilit. Madhësia dhe forma e farës është pothuaj e njëjtë me të tërfilit, prandaj veçimi i saj është shumë i vështirë. Përveç kësaj, farat e rëna në tokë janë burim infeksioni edhe për vitet e ardhshëm, sepse farat e saj mund të qëndrojnë në tokë për 5-10 vjet, ndonjëherë edhe më gjatë.

Kjo është arsyeja pse parcelave të farës u duhet kushtuar kujdes i veçantë në kontrollin dhe pastrimin nga kuskuta. 
Në rastet kur vihen re vatra të infeksionit me kuskutë, masat duhet të jenë shumë të rrepta

  • Kur infeksioni është shumë i lartë, parcela nuk duhet lënë për farë, por të konsumohet për masë foragjere.
  • Kur infeksioni është i ulët në vatra sporadike, atëherë merren masa për eliminimin e tyre. Luftimi i kuskutës, në fushë, mund të realizohet në dy mënyra:
    *Nëpërmjet luftës mekanike: në këtë rast me punëtorë të kujdesshëm bëhet prerja e vatrave me kosë. Prerja bëhet sa më e rrafshët dhe deri një metër larg nga perimetri i vatrës së kuskutës. Masa e korrur grumbullohet, nxirret e asgjësohet (groposet) jashtë parcelave të farës;
    *Nëpërmjet luftës kimike: në këtë rast vatrat e infeksionit trajtohen me herbicide me veprim total me dozën 4–5 litra/ha. Edhe në këtë rast trajtimi duhet të bëhet deri një metër larg nga perimetri i infeksionit.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Korrja dhe shirja e farës së tërfilit aleksandrin

Data e publikimit: 21/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË BURXHAKUT

Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KUTIVIMIT TË KOÇKULLËS

Kërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ELBIT

Kërkesat e elbit për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

KULTIVIMI I PANXHARIT FORAGJER

Për një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:

Lexo më shumë