TË USHQYERIT PROTEINIK DHE IMUNITETI I BLETËVE




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Çfarë kuptojmë me të ushqyerit e bletëve?

Një strategji e saktë ushqyese gjatë gjithë kalendarit vjetor të bletarisë siguron një funksionim korrekt të sistemit imunitar dhe rrjedhimisht një kapacitet më të madh për reagim nga ana e organizmave kundër një shkaktari sëmundjeje. Ky koncept i përgjithshëm dhe themelor është i zbatueshëm për të gjitha gjallesat. Ne në përgjithësi, jemi të interesuar për ato me interes zooteknik dhe në veçanti për bletët mjaltëse Apis mellifera.

Një strategji ushqyese e bletarisë kuptohet se është çdo proces i zbatuar nga njeriu që synon përmirësimin, ekuilibrimin dhe korrigjimin e marrjes natyrore të lëndëve ushqyese të mbledhura nga bletët që, për arsye të ndryshme, mund të ndikohen në sasinë dhe/ose cilësinë e tyre. Kjo përfshin praktikat e të ushqyerit artificial dhe/ose transferimin e kolonive të bletëve në zonat me bollëk lulesh/ushqimi.

Të ushqyerit quhet procesi që lejon përfshirjen e lëndëve ushqyese në nivelin e indeve, domethënë mbërritjen e substancave elementare në indet për zhvillimin korrekt të një individi. Ushqimet më të rëndësishme për bletët janë energjia dhe proteinat. Energjia sigurohet nga tretësira me sheqer dhe proteinat nga poleni.

Bletët hanë atë që zbulojnë si më të përshtatshmen, kur nuk ka asgjë ose nuk është e përshtatshme kullota, ndodh stresi i të ushqyerit. Nëse bletari përpiqet ta korrigjojë këtë situatë duke u ushqyer me shurup sheqernash, ai zgjidh problemin e mungesës së karbohidrateve, energjisë, por për të pasur një mbretëreshë të mirë në prodhim, për të prodhuar “qumësht blete” në sasi të mjaftueshme, për të ushqyer siç duhet të vegjëlit/larvat, për të siguruar zhvillimin e mirë të tërë anatomisë dhe jetëgjatësinë, nevojiten proteinat. Poleni përdoret në zgjua kryesisht nga bletët ushqyese si një burim proteinash.

ÇFARË ËSHTË SISTEMI IMUNITAR?

Sistemi imunitar është ai që i identifikon substancat dhe/ose elementët huaj për të që ndodhen brenda trupit dhe që përpiqet t'i frenojë ose shkatërrojë ato. Këta elementë të huaj mund të jenë pesticide, baktere, viruse. Sistemi imunitar reagon përmes Qelizave (Imuniteti Qelizor), Enzimave, Ko-faktorëve enzimatikë etj. (Imuniteti Humoral). Ekzistojnë gjithashtu sisteme mbrojtëse që përfshijnë organe komplekse në kafshët e larta si shpretka, timusi,etj.

Ndërsa bletët kanë një shtresë kitinore, pushin që i mbulon dhe instiktin e pastrimit. Mjalti, propolisi dhe sekrecionet gjendërore të bletëve janë gjithashtu elemente mbrojtës

Një tregues tipik i përshtatshmërisë së proceseve ushqyese ndodh në organizmin e larvës së bletës, i cili  është një organizëm i përshtatur për funksionin e tretjes dhe thithjes së lëndëve ushqyese. 80% ose më shumë e trupit të saj është e okupuar nga sistemi tretës në zhvillim i projektuar në këtë fazë për të marrë dhe përftuar kryesisht ushqime proteinike. Në këtë fazë larva nuk prodhon jashtëqitje, e cila tregon aftësinë e saj të madhe për të shndërruar ushqimin në lëndë ushqyese.

Poleni mblidhet dhe ruhet duke ruajtur karakteristikat e tij natyrore me disa modifikime, mjalti është produkt i transformimit të nektarit dhe qumështi i bletës është i sekretimit të gjëndrave të saj. Sistemi tretës i bletës mjaltëse Apis mellifera është përshtatur për tre ushqime të ndryshme në përbërje, origjinë dhe destinacion. Kur këto ushqime janë në proporcionin, sasinë dhe në cilësinë e duhur në një koloni bletësh, mund të thuhet se ekziston një ekuilibër ushqyes. Kur nuk ka një ekuilibër të tillë  në koloninë e bletëve fillon procesi i kequshqyerjes.

Kur kemi të bëjmë me kequshqyerje te bletët?
Kequshqyerja nënkupton një rritje të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve, një rritje të shkallës së vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve dhe një ulje të efikasitetit të barrierave të mbrojtjes imune kundër patogjenëve të ndryshëm: bakteret, kërpudhat, protozoarë, rriqnat, viruset dhe toksinat.

Kur cikli i një sëmundjeje të caktuar fillon me parambrojtje të dobët, ose me një gjendje të dobët rezervash ushqimore, sistemi imunitar do të veprojë në një mënyrë të mangët kundër shkaktarit të kësaj sëmundjeje. Një koloni e fortë bletësh mund të sëmuret, por kapaciteti i saj i përgjigjes imunitare do të jetë shumë më i madh dhe për pasojë do të ketë një shans më të madh për tu shëruar. Bletari e percepton këtë defiçit të proteinave dhe e identifikon atë si një zëvendësim të bletëve. Nëse kontributi i polenit është i saktë, ne nuk duhet të vërejmë një çekuilibër të popullatës midis bletëve ushqyese, e cila pason me braktisjen e të vegjëlve të tyre, në fillim të fazës së re të shtrimit. Kjo është thjesht “ftohja e pjellës” e shprehur në një mënyrë tjetër. Për fat të mirë, mungesat e mëdha të lëndëve ushqyese janë të rralla në prodhimin blegtoral modern, si pasojë e formulimeve shkencore të dietave.             

Kur kemi të bëjmë me kequshqyerje te bletët?
Shqipëria ka një shumëllojshmëri të madhe të florës mjaltëdhënëse. Sistemi ynë i shfrytëzimit bujqësor e ka zbehur florën të cilës i referohemi. Aktualisht, mungesa e kapaciteteve ushqyese përkthehet në:

  • Ulje progresive në popullsinë e një kolonie.
  • Rritja e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve.
  • Deficit i sistemit imunitar.
  • Ulja e prodhimit për njësi prodhuese.
  • Ulja e parametrave riprodhues (ndoshta dhe ndryshimi i përbërjes së “qumështit të bletës”).
  • Ulja e jetëgjatësisë së bletëve (jetëgjatësia).
  • Efikasitet më i ulët në detyrat që përfshijnë ngarkesë fizike. 
  • Rritja e dëmtimeve strukturore (sistemi i tretjes).

Marrja e proteinave është thelbësore në zhvillimin e bletës nga faza e parë e larvave deri tek bleta e rritur. Procesi i zhvillimit kërkon përqindje shumë të larta të proteinave edhe në vjeshtë-dimër.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të ushyerit proteinik dhe imuniteti i bletëve

Data e publikimit: 19/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë