RËNDËSIA E PRODHIMIT TË FIDANIT NË FIDANISHTE




Fidanishtja është e krijuar enkas me kushtet e përshtatshme, të cilat sigurojnë rritjen e një fidani cilësor dhe të shëndetshëm. Fidanishtet, për fermerin, sot janë zgjedhja më e mirë, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana fiziologjike. Në vitet e fundit, raporti i fidanëve të përgatiur nga vetë fermerët me ato të përgatiur në fidanishte, sa vjen dhe anon në favor të fidanishteve. Në fillim të viteve 2000, vetëm 10% e fidanëve prodhohej në fidanishte. Pjesa tjetër prodhohej nga vetë fermerët. Sot, numri i fidanëve të prodhuara në fidanishte ka arritur në nivelin 70-75%.

Avantazhet e fidanit të prodhuar në fidanishte janë:

Fidan i pastër nga sëmundjet dhe dëmtuesit
Pajisjet prezente në fidanishte si rrjeta anti-insekt, sistemi i ajrosjes, uniformizuesit e ajrit, kontrolli i klimës dhe planet e higjenizimit e bëjnë më të lehtë mbrojtjen e fidanit nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm. Një fidan pa sëmundje dhe pa dëmtues, ia bën më të lehtë punën fermerit në serrën e tij dhe rrjedhimisht marrjen e nje prodhimi më të lartë. 

Sigurimi në kohën e duhur të fidanit

Fidanishtet kanë mundësi që të prodhojnë fidanë me maturim të plotë. Kjo nënkupton një cikël të plotë për fermerin, që nga moment i mbjelljes dhe deri në marrjen e produktit përfundimtar. Në periudha të vështira klimaterike, fidanishtet i kanë marrë të gjitha masat për të përballuar temperaturat ekstreme të motit

Përdorim më efektiv të farave
Në rastet kur fermeri dërgon farën e zgjedhur prej tij në fidanishte, sasia që nevojitet është më e vogël krahasuar me rastin kur ai e prodhon vetë fidanin. Kjo vjen si pasojë e kushteve speciale që ka fidanishtja, ku përfshihet makina e automatizuar e mbjelljes, dhoma e mbirjes me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar. Këto kushte bëjnë që mbirja e farës të realizohet në nivelet mbi 95%.Kjo sjell përfitim ekonomik për fermerin, pasi ai shpenzon më pak për blerjen e farës. 

Bimë uniforme

Realizimi i mbirjes në mënyrë uniforme dhe përdorimi i sistemeve moderne të vaditjes dhe plehërimit në fidanishtë, sjell një fidan uniform të cilët lehtësojnë shumë punën e fermerit në fermën e tij. Në këto kushte, fermeri mund të bëjë trajtim të njëjtë në të gjithë serrën e tij, pa qënë nevoja e aplikimeve të veçanta. 

Kalitja e fidanit

Fidanishtet i kanë të gjithja kapacitetet dhe mundësitë për të realizuar kalitjen e fidanit. Kjo nënkupton një fidan të forcuar dhe rezistent nga kushtet e vështira të motit, në momentet e para të mbjelljes së fidanit në serrë.

Prodhim më i lartë
Në fidanishte, bima merr të gjithë ushqimin e nevojshëm për të qënë e aftë të sjellë prodhim maksimal në serrat e fermerëve. Gjithashtu fidanët e prodhuar në fidanishte, kanë karakteristikë sistemin rrënjor shumë të fuqishëm, i cili garanton zhvillim të shpejtë dhe prodhim të lartë. 

Mundësi prodhimi të fidanëve të shartuar

Fidanët e shartuar kërkojnë teknikë dhe kushte specifike, të cilët janë të vështira të sigurohen nga vetë fermeri. Fidanishtet janë të pajisura me ambjente të posaçme, prodhojnë të gjitha llojet e fidanëve të shartuar si: domate, spec, shalqi, pjepër, kastravec etj, gjithëmonë e më të kërkuara nga fermerët në ditët e sotme. Tendenca jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, është për të kaluar në teknologjinë e mbjelljes së bimëve të shartuara, përfshirë dhe për arsyen e rritjes së infeksioneve në serra.

Prodhim i fidanëve në çdo kohë të vitit
Në periudhat me temperatura shumë të ulta dhe ndriçim të pakët ose në kohë shumë të nxehta, prodhimi i fidanit nga vetë fermerët bëhet me një rrezik dështimi shumë të lartë. Fidanishtet, të pajisura me sisteme ngrohjeje, ftohjeje, hijëzimi dhe ventilimi, arrijnë të realizojnë fidan në çdo periudhë të vitit. 

Planfikim më i saktë i sezonit
Fermeri, duke porositur fidanin në fidanishte arrin të planifikojë saktë kalendarin e tij të punimeve dhe afatet e vjeljeve.

Data e publikimit: 20/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë