Kultivimi i shalqirit në serra




Shalqiri është një kulturë shumë e përhapur në Shqipëri. Ai prodhohet kryesisht në zonat bregdetare, në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura

Mbjella e shalqirit në serra ka filluar të përhapet vitet e fundit në Shiqpëri, pasi kërkesa e tregut për prodhim të hershëm sa vjen dhe rritet.  Produkti përfundimtar, tregtohet si në tregun vendas dhe në atë të huaj. Në zonat bregdetare, mbjellja mund të realizohet vetëm në një sezon. Duke qenë se serra ofron një mjedis të mbrojtur nga kushtet atmosferike, i jep mundësinë fermerit të fillojë mbjellje nga fillimi i shkurtit, duke i dhënë avantazhin e daljes së prodhimit një muaj më herët se mbjelljet në fushë të hapur

Vjelja fillon në fillim të muajit maj dhe mbaron në fund të qershorit.

Duhet të kemi parasysh që shalqiri, duke qenë se është një kultivar me origjinë afrikane, kërkon tempretarura të larta mbi 25°C gjatë ditës dhe mbi 15°C gjatë natës, ndriçim të lartë, si dhe lagështi ajërore midis 60-70%. 

Ka një pafundësi klasifikimesh për shalqirin, por për fermerët shqiptar, dy janë kriteret më të rëndësishëm

Klasifikimi sipas hershmërisë:

  • I hershëm (60-70 ditë nga data e mbjelljes së fidanit)
  • I mesëm (70-80 ditë nga data e mbjelljes së fidanit)
  • I vonë (mbi 80 ditë nga data e mbjelljes së fidanit)

Klasifikimi sipas formës:

  • I rrumbullakët
  • Oval
  • I stërgjatur

Si mund të merrni rendimentin më të mirë në serrën tuaj?
Pasi keni disinfektuar dhe pajisur serrën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, filloni me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajror, që është një kusht i rëndëssishëm për rritjen dhe zhvillimin e shalqirit. 

REKOMANDIM! PËRARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET TA EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE. 

Kemi dy metoda për të mbjellë fidanin e shalqirit.

METODA E MBJELLJES HORIZONTALE
Kjo metodë konsiston në mbjelljen e fidanit me shtrirje, si në fushë të hapur. Distanca midis bimeve është 80 cm dhe distanca midis rreshtave 2.5 metra  për një total prej 500 bimë për 1000m². Për fidanët e shartuar, distanca nga bima në bimë është 1m dhe distanca mes rreshtave është 3m, për një total prej 400 bimë për 1000 m².

METODA E MBJELLJES VERTIKALE 
Kryesisht kjo metodë përdoret vetëm në varietetet me peshë të vogël; deri në 2-2.5 kg.

 Avantazhet e kësaj metode janë:

  • Rrit hershmërinë;
  • Cilësi më e mirë e frutit;
  • Numër më i lartë bimësh për 1000 m²;
  • Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubikun me tokën.

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar: 22°C - 26°C gjatë ditës dhe rreth 17°C-19°C gjatë natës, me lagështi ajrore 60-70%, si ditën edhe natën.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi mbi skemat plehëruese të shalqirit.

Data e publikimit: 20/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Kriteret teknike për ngritjen e një pemëtoreje

Ngritja e një pemishte është një investim me vlera të mëdha afatgjatë dhe meriton një planifikim shumë të mirë sepse gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të rrushit të tavolinës në serra

Cilat janë disa nga përparësitë e kultivimit të rrushit në serra?

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PRODHIMIT TË FIDANIT NË FIDANISHTE

Fidanishtja është e krijuar enkas me kushtet e përshtatshme, të cilat sigurojnë rritjen e një fidani cilësor dhe të shëndetshëm.

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PRESHIT

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë