PËRZGJEDHJA E VENDODHJES SË FERMËS




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Sipërfaqja e duhur e tokës, është një nga elementët që duhet të merrni në konsideratë, ku për çdo krerë lopë idealisht duhet të vendosni në dispozicion një sipërfaqe prej 0.5 ha. Duke qenëse toka përdoret për qëllimin kryesor, pikërisht sigurimin e bazës ushqimore cilësore, vetë cilësia e saj merr një rëndësi të veçantë, sidomos struktura, ekspozicioni, lloji i vegjetacionit, pehashi, rreziku i përmbytjeve, aftësia kulluese, aksesi në infrastrukturë, mundësitë për vaditje, etj.  

Bëni kujdes! Për sipërfaqet e tokës që merrni me qera, përdorni marrëdhënie kontraktuale ligjore me zotëruesin e tokës. Gjithashtu, bëni kujdes që, së paku toka ku do të ndërtoni stallën dhe ambientet ndihmëse, (si magazinë, hangar, etj.) të jetë në pronësinë tuaj për të garantuar kështu qëndrueshmëri dhe stabilitet në biznes. Por, një mundësi tjetër për ju mund të jetë edhe ajo e blerjes së një biznesi ekzistues, ose operimi i një biznesi marrë me qera, ku në të dy rastet duhet së pari të përgatisni planin e biznesit si dhe të ndërtoni marrëdhëniet mbi bazën e marrëveshjeve kontraktuale të noterizuara

Sido që të jetë forma e ngritjes së biznesit, ju rekomandojmë, që rreth stallës të siguroni sipërfaqe të mjaftueshme për daljen e kafshëve jashtë stallës dhe lëvizjen e tyre në ambiente të hapura. 

Merrni paraprakisht informacionin e duhur mbi tokën ku do të ushtrohet aktiviteti nga agronomët e zonës, si dhe nga fermerët me eksperiencë, duke kërkuar të dini sesi është përdorur/kultivuar toka më parë, tipin e tokës, vegjetacionin natyral, historikun e përmbytjeve apo rreziqeve të tjera.  

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Krijimin e fermës dhe menaxhimin e saj.

Data e publikimit: 13/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë