NOZEMATOZA E BLETËVE




Nozematoza është një sëmundje e përhapur që prek bletët e rritura, ndoshta më e përhapura në sensin absolut dhe me shpërndarjen më të gjërë në botë, ndër të gjitha sëmundjet e njohura të insekteve tona mjaltëse.

Kush janë shkaktarët e kësaj sëmundjeje?

Nozematoza është një sëmundje ngjitëse parazitare e bletëve të rritura, që shkaktohet nga Nosema apis (Zander, 1909) dhe Nosema ceranae (Fries et al., 1996), të cilat lokalizohet në qelizat epiteliale të zorrës së mesme (ose stomakut të vërtetë) të bletëve.

  • Sëmundje e bletëve të rritura me karakter ngjitës;
  • Shkaktohet nga kërpudha njëqelizore  të gjinisë Nosema të cilat shumohet në qelizat epiteliale të zorrës së mesme (ose stomaku u vërtetë i bletës);
  • Është e përhapur në të gjithë botën;
  • Ka marrë një rëndësi më të madhe që nga viti 2004-2005;
  • Që prej identifikimit në Evropë të një specieje të re.
Pamje mikroskopike e sporeve të  Nosema spp.
  1. Nosema Apis e njohur në Europë që nga fillimi i viteve 1900 - e përhapur në vendet e ftohta dhe klimë me lagështi;
  2. Nosema Ceranae: parazit me origjinë aziatike (Apis ceranae). E pranishme në Shqipëri që prej vitit 2008. Në europë N. ceranae duket se po e zëvendëson pothuajse plotësishtë N. apis.

CIKLI BIOLOGJIK

  • Bletët infektohen duke gëlltitur sporet sëbashku me ushqimin
  • Sporet arrijnë në zorrën e mesme ku dhe kalojnë në formën vegjetative
  • Forma vegjetative e lëvizshme falë filamentit polar depërton në qelizat e zorrës ku shumohet derisa qeliza e pushtuar të shpërthejë
  • Formohen spore të reja, të cilat lëshohen në lumenin e zorrëve, ku i japin fillesën cikleve të reja dhe nga ku eliminohen nëpërmjet feçeve të cilat sigurojnë edhe përhapjen e tyre në natyrë.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Shenjat klinike të nozematozës së bletëve

Data e publikimit: 01/03/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Ju lutem,me se kurohet nozematoza dhe kur është koha më e përshtatshme për kurimin.faleminderit

-Gazmor Kafexhi

me informoni dhe per ilacin e luftimit te semundjes

-mariglen


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë