Ambjentet lehtësuese në fermat blegtorale të gjedhit




Ambjentet lehtësuese të një ferme përfshijnë strukturat e strehimit, magazinimit, hangarët, padokun, etj. Në varësi nga planifikimi, konstruksioni dhe funksionimi i këtyre ambjenteve, ju mund të siguroni një rritje të efiçencës së fermës. 

Strukturat e strehimit – Stallat
Në stallat me sistem të lirë, rritja e numërit të lopëve për një sipërfaqe të caktuar shton dendësinë e tyre e për pasojë konkurrencën e tyre për ushqim, ujë, ajër, hapësirë e rehati. Ndaj, është e rekomandueshme ti referoheni tabelës së mëposhtëme me të dhëna orientuese mbi hapësirën e duhur të kafshëve në stallë sipas kategorisë (moshës) së tyre. 

MoshaHapësira e kërkuar
0 -2 MuajStrehim individual 3m²
2 – 4 Muaj2.4 m² - 2.7 m²
4 – 8 Muaj2.4 m² - 2.7 m²
8 – 12 Muaj2.7m² - 2.9m²
13 – 15 Muaj2.9 m² - 3.1m²
15 – 22 Muaj3.2 m² -3.5m²
Pjesa e lopëve në tharje4.2 m² - 4.5m²

Kushtojini një rëndësi të veçantë edhe hapësirës në grazhd, formës dhe mbulesës (shtresës) së tij. Hapësira në grazhd duhet të sigurojë ushqim të njëtrajtshëm për kafshët, tretshmëri, ulje të rasteve me acidozë, mbingopje apo uri. Sipërfaqja e grazhdit duhet të jetë e lëmuar me qëllim që lehtësisht të shtyni ushqimin drejt lopëve.  Disa nga parametrat e rekomanduar të grazhdit sipas kategorisë (moshës) së kafshëve janë:

MoshaGjatësia e Grazhdit (cm/krerë)
6-12 muaj45-50
12-18 muaj50-55
Mbi 18 muaj60-70
Lopë në laktacion60-70
Lopë në tharje75-80

Ju këshillojmë! 

  • Sasia e ushqimit të mbetur në grazhd nuk duhet të kalojë 5% të të gjithë sasisë ditore të ushqimit të ofruar. Ushqimi i pa konsumuar gjatë ditës duhet të largohet nga grazhdi.
  • Kujdes të veçantë ju duhet t’i kushtoni gjithashtu dyshemesë. Ajo shpesh bëhet shkak i rrëshqitjes së kafshëve dhe dëmtimit të tyre. Ajo duhet të ketë një nivel të caktuar ashpërsie të betonit me qëllim që kafshët të mos rrëshqasin.
  • Siguroni ndriçimin e mjaftueshëm në stallë që ju lejon inspektimin (vëzhgimin) e kafshëve edhe në orët e natës duke krijuar njëkohësisht kushte të sigurta për shërbim ndaj kafshëve.

Strukturat e Magazinimit
Ambjentet e magazinimit në fermë përfshijnë ato të magazinimit të mjeteve të mekanizuara, paisjeve dhe ushqimeve blegtorale.

 Mbani parasysh! Kur planifikoni ndërtimin e këtyre ambjenteve konsideroni:

  • Të gjitha mjetet e paisjet, numrin dhe volumin e tyre;
  • Vendosjen në skemën e përgjithshme të organizimit të fermës me qëllim efiçencën e lëvizjeve të mjeteve dhe paisjeve në fermë.

Gjithashtu:

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me ushqimet blegtorale në fermat me gjedh

Data e publikimit: 10/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë