Çështje të Tjera të Menaxhimit të Lopëve që Sapo Kanë Pjellë




Çfarë duhet të përmbajë Protokolli i Monitorimit?
Përgatitja e një Protokolli Monitorimi dhe respektimi i tij me përpikmëri për 10 ditë rrjesht pas pjelljes ju mundëson zbulimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve; parandalimin e problemeve me riprodhimin; kalimin e suksesshëm drejt fazës së laktacionit të plotë; si dhe uljen e skartimeve në tufë.

Kujdes sistemin imunitar!
Lopët që sapo kanë pjellë janë të brishta dhe kanë rezistencë të dobët ndaj sëmundjeve. Ndaj, në zonën e tyre në stallë mos vendosni lopë të sëmura, pasi sëmundjet mund të transmetohen tek këto lopë të brishta. Mbani pastër dhe pa lagështi mjedisin e tyre.  Kryeni vaksinat pas pjelljes vetëm në bashkëpunim me mjekun veterinar pas 10 ditëshit të periudhës kritike të imunitetit. 

Siguroni kushte të përshtatshme!
Me qëllim mirë shfrytëzimin e ushqimeve të ofruara për këtë grup lopësh, ju rekomandojmë që gjatësia e grazhdit të jetë 75 cm/krerë, ndërsa hapsira e mjaftueshme për një qëndrim të rehatshëm duhet të jetë të paktën 9m2 për lopë. Siguroni gjithashtu një shtrat të përshtatshëm, ventilimin e duhur, freski dhe pastërti.

Kujdes procesin e mjeljes!
Fillimisht rrisni numrin e mjeljeve duke filluar nga dita e 4 e laktacionit dhe duke synuar të realizoni 3-4 mjelje në ditë. Përse kjo rritje e shpeshtësisë në mjelje? Kjo mënyrë mundëson më shumë qumësht jo vetëm gjatë periudhës kur lopët sapo kanë pjellë, por përgjatë të gjithë periudhës së laktacionit. 

Kur duhet inseminuar?
Mbani parasysh! Menjëherë pas pjelljes, sistemi riprodhues i një lope është ende i brishtë, ndaj ju nuk duhet të aplikoni Inseminimin Artificial që me shfaqjen e afshit të parë. Mbani parasysh se vetëm disa javë pas pjelljes mitra mundet të kalojë në madhësinë e sajë normale dhe afshi të shprehet i plotë. Gjithashtu kujdes! Kushtojini vëmendjen e duhur balancës energjitike dhe kondicionit trupor të lopëve pasi sidomos një balancë negative energjie, ju sjell probleme në realizimin e inseminimit të suksesshëm fekondues. 

Data e publikimit: 16/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë