REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Viç për mbarë është ëndrra e pothuaj çdo fermeri. Tashmë zgjidhja është në dorën tuaj! Mjafton të përdorni spermë të seksuar dhe ju keni mundësinë të përfitoni 90% të pasardhësve femra.
Por, çfarë është sperma e seksuar?
Në përgjigje të ëndrrës së fermerëve për të realizuar një remont (zëvendësim tufe) sa më efiçent dhe të shpejtë brenda për brenda vetë tufës, seleksionuesit kanë realizuar spermën e seksuar. Përmes zëvendësimeve brenda tufës, ulen gjithashtu rreziqet e biosigurisë që krijohen në rastin kur ju blini kafshë nga tufat jashtë fermës suaj. Me anë të spermës së seksuar rriten shanset e lindjes së pasardhësve femra me 90%. Më konkretisht, nëse ju do të keni në tufë 100 lopë barrëse me spermë të seksuar, 90 prej tyre do të lindin viça femra dhe vetëm 10 do të lindin viça meshkuj. Ose, nëse ju keni një fermë me 10 lopë barrëse me spermë të seksuar, mundësitë janë që 9 prej tyre të lindin viça femra.
Por, kujdes! Rezultatet më të larta sperma e seksuar i realizon:
Në pritje drejt rastësisë, apo një shans i garantuar për remont të përshpejtuar?
Përdorimi i spermës së seksuar krahas sigurimit në masën 90% të pasardhësve femra, shoqërohet edhe me një rritje të efiçencës në fermë. Çmimi i një inseminimi artificial me spermë të seksuar mund të variojë nga 3,000 – 4,000 Lek, përfshirë këtu edhe shërbimin e inseminatorit.
Duke siguruar një viç femër ju keni siguruar zëvendësimin e përshpejtuar të tufës dhe e keni orientuar atë dhe duke mos ja lënë rastësisë.
Me spermën e zakonshme (jo të seksuar) nëse keni 100 pjellje, nga të cilat 50 viça meshkuj dhe 50 viça femra (mëshqerrat e ardhshme), duke marrë si referencë çmimin mesatar të një mëshqerre prej 130,000 Lekë dhe çmimin mesatar të një viçi mashkull prej 80,000 lekë, atëherë mesatarja e çmimit të një pasardhësi me spermë të zakonshme do të jetë:
[(50 x 130,000) + (50 x 80,000)] / 100 = [6,500,000 + 4,000,000] /100 = 105,000 lekë mesatarja për krerë
Me spermën e seksuar nëse keni 100 pjellje, 90 prej tyre do të jenë viça femra (mëshqerrat e ardhshme) dhe 10 prej tyre viça meshkuj. Marrim si referencë të njëjtin çmim mesatar prej 130,000 lekë për mëshqerrë dhe 80,000 lekë për viç mashkull, atëherë mesatarja e çmimit të një pasardhësi me spermë të seksuar do të jetë:
[(90 x 130,000) + (10 x 80,000)] / 100 = [11,700,000 + 800,000] /100 = 125,000 lekë mesatarja për krerë
Pra, me përdorimin e spermës së seksuar ju përfitoni (125,000 – 105,000) = 20,000 lekë për krerë, nga të cilat vetëm 3,000 lekë janë kosto shtesë të materialit biologjik spermë e seksuar.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë