Përpara se të vendosni një koshere në serë apo fushë të hapur kini parasysh këto sugjerime:
Metoda e parë: Hapim një gropë si në Figurën 1 dhe vendosim aty kosheren. Duhet patur parasysh që gjithashtu duhet t’i krijojmë hijëzim kosheres. Në këtë mënyrë ne kemi krijuar një ambient më të freskët për bletën pjalmuese.
Metoda e dytë: Vendosim kosheren në një frigorifer pijesh freskuese si në Figurën 2. Kini parasysh që dera e frigoriferit duhet hequr!

Kur përdorni pesticide, mbyllni kosheren dhe largojeni atë mbas dy orësh nga fusha ose sera. Filloni spërkatjen me preparatet e lejuara. Duke respektuar karencën e produktit, rivendosni kosheren në pozicionin origjinal. Linku i mëposhtëm, bashkë me tabelën e mëposhtme, do t’ju orientojë me listën dhe karencat e lejuar (https://www.biobestgroup.com/en/side-effect-manual).
| Insekti | Emri i produktit | Lënda aktive | Lejueshmëria | 
| Miza e bardhë | Admiral | Pyriproxifen | OK | 
| Applaud | Byprofezin | OK | |
| Plenum | Pymetrrozine | OK | |
| Teppecki | Flonicomid | 12 orë | |
| Calypso | Thicloprid | 24 orë | |
| Sanmite | Pyradiben | 48 orë | |
| Metomyl | Metomyl | 72 orë | |
| Tuta absoluta | Coragen | Rynaxpyr | ok | 
| Altacor | Rynaxpyr | OK | |
| Tracer | Spinisad | Spërkatje: 24 orë; me pika: ok | |
| Runner | Methoxyfenozide | OK | |
| Affrim | Emamectin | 24 orë | |
| Nocturne | Pyridalyl | OK | |
| Tripsi | Vertimec | Abamectine | 24 orë | 
| Tracer | Spinisad | Spërkatje: 24 orë; me pika: ok | |
| Nocturne | Pyridalyl | ok | |
| Spider mite | Vertimec | Abamectine | 24 orë | 
| Floramite | Bifenazate | OK | |
| Massai | Tebufenpyrad | OK | |
| Nissorun | Hexytjiazox | OK | |
| Borneo | Etoxazole | OK | 
Shpërndaj në rrjetet sociale:
                                    Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumë
                                    Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumë
                                    Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumë
                                    Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë